Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur te Pallati i Kongreseve, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Kryedemokrati Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar, i cili mblidhet nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”.
I rrethuar nga mbështetës të shumtë, kryedemokrati Basha ka përshendetur me dy gishta.