• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ministri gjerman i Shëndetësisë: Jemi në prag të një vale të pestë masive…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ministri gjerman i Shëndetësisë: Jemi në prag të një vale të pestë masive…

18 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Britani, varianti Omikron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Pasi bisedave me kolegët britanikë, ministri gjerman i Shëndetësisë Lauterbach paralajmëron se pret “valë të pestë masive” të virusit në Gjermani.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehet i shqetësuar për rrjedhën e pandemisë në Gjermani. Lidhur me variantin e ri të koronavirusit Omikron, politikani socialdemokrat tha në Hannover se ai pret një “valë të pestë masive”.

Lauterbach-u tha se është në kontakt me kolegët në Britani dhe tregimet e tyre janë shqetësuese. “Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi këtu me të vërtetë për një sfidë, që nuk e kemi pasur ende në këtë formë,” tha Lauterbach-u gjatë një vizite te qeveria e landit federal të Saksonisë së Ulët.

“Pikë kyçe e pandemisë”

Përhapja e këtij varianti të virusit në Gjermani nuk mund të shmanget më, tha Lauterbach-u. Edhe një ecuri e lehtë e sëmundjes nuk do ta ndryshonte rrezikun. “Kjo mund ta mbajë të ulët numrin e vdekjeve për dy ose tre javë. Por pastaj rritja e rasteve do ta kompensonte këtë avantazh.” Sipas tij, kjo përbën një sfidë të madhe për spitalet, reanimacionet dhe shoqërinë në tërësi.

Ministri tha se “jemi në një moment kyç të pandemisë”. Tani është e domosdoshme të ndalet sa më shumë që të jetë e mundur vala e Omikronit, theksoi Lauterbach. Kjo mund të kursejë kohë në dhënien sa më shumë njerëzve të një vaksinimi përforcues. Për këto rifreskime të vaksinës, aktualisht është në dispozicion kryesisht vaksina e firmës Moderna, e cila është po aq efektive sa ajo e BioNTech/Pfizer-it, theksoi ministri federal.

Testim, testim, testim gjatë sezonit të festave

Me afrimin e sezonit të festave, ministri Lauterbach u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë kur udhëtojnë parimin: “ne mbrojmë njëri-tjetrin”. Të gjithë duhet të testohen fillimisht ose të paktën të testojnë veten – mundësisht disa herë. Ministri tha se nevojitet një kujdes i veçantë veçanërisht për njerëzit që nuk kanë bërë një vaksinë përforcuese.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ishte kritik ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë Administrative të Saksonisë së Ulët, e cila rrëzoi të enjten rregulloren 2G në shitjen me pakicë. Lauterbach-u tha se ky vendim e kishte habitur. Ai nuk po kritikon gjykatat, “kjo është sigurisht e ndaluar,” tha Lauterbach-u. “Por gjithsesi dua të theksoj se nuk ka kuptim, as nga pikëpamja epidemiologjike, as nga pikëpamja e politikës shëndetësore, të përmbyset një rregull i tillë tani, sidomos përballë valës së Omikronit që na pret”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA NË PD"/ Mbështetësve të Berishës i hidhet vaj te shkallët e zyrës së degës nr.1 në Tiranë
Previous article SALI BERISHA SFIDON SHBA? Hap qendrën e votimi para derës së ambasadës amerikane, aty pritet të...

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT