• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri
Home
Sociale

Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri

16 December, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Ky program i gjeneratës së re që financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë(duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), do tëfinancohet edhe nga Fondacioni Vodafone Albania, me misionin për të hedhur bazat e edukimit digjital për 3 vitet e ardhshme,edhe në Shqipëri.

Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Në fjalën e saj të rastit, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania tha se:“STEM është një komponent i rëndësishëm i teknologjisë dhe edukimit digjital. Vodafone Albania i ka të gjitha kapacitetet dhe vizionin për të bashkëpunuar me BE-në dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që ky program të bëhet faktor i rëndësishëm edhe në kurrikulat e arsimit publik në Shqipëri. Next Generation Albania, përmes kurrikulës së STEM, është një mundësi unike arsimimi në fushën digjitale, që fuqizon studentët dhe mësuesit, duke i bërë më të aftë për të ardhmen.”

Më tej znj. Stathaki theksoi se ky program, i krijuar për moshat 12-18 vjeç, që do të zbatohet fillimisht në 12 shkolla, për t’u zgjeruar më tej edhe në shkolla të tjera publike në Shqipëri, do t’u mësojë të rinjve gjuhët e kodimit Arduin dhe App Inventor edo t’u krijojë mundësi që, në fund të trajnimit, të jenë të aftë t’ijapin zgjidhje digjitale çdo problemi që mund të identifikojnë nëkomunitetet ku jetojnë.

Ministrja Kushi theksoi se: “Ne shqiptarët kemi një shprehje:‘Miq të mirë në ditë të vështirë’; dhe në fakt Vodafone Albania është nga ata miq që në periudhën e vështirë të pandemisë tregoi një nivel të lartë solidariteti dhe përgjegjësie sociale. Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.”

Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Një nga kontributet më të mëdha që Vodafone Albania bëri gjatë kohës së Pandemisë ishte dhurimi i 15.000 pajisjeve dhe dhënia e aksesit në internet për të gjithë fëmijët në nevojë, të cilët  nuk mund të frekuentonin shkollën online gjatë 2020–ës.

Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe ështëthelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e katërt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor.

Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikul në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE ME OMICRON/ BE marrëveshje me kompaninë Moderna për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave
Previous article E RENDE NE LIBRAZHD/ Humb jetën 66-vjeçari, gjendet i pajetë në rrugë

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT