• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARE/ Dosja “Kacifas”, Gjykata dhe Prokuroria shqiptare: Ekstremisti grek është vetëvrarë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZYRTARE/ Dosja “Kacifas”, Gjykata dhe Prokuroria shqiptare: Ekstremisti grek është vetëvrarë

16 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Çështja e vdekjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga Gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka.

Sipas gazetarit Elton Qyno, ekstremisti grek është vetëvrarë në ngjarjen e 28 tetorit 2018. Po ashtu, në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në Gjirokastër, në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm vetëm Jani Kacifas, babai I të ndjerit.

Çështja u dorëzua që në maj të këtij vitit në Gjykatë me përfundimin se Kaçifas ishte vetëvrarë, por dosja u rikthye tek prokurori për të vazhduar hetimet.

Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje.

“Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa.

Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. …plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta,”-thuhet në dosje.

Duke përjashtuar kështu edhe versionin zyrtar që u dha nga forcat speciale të RENEA-ve, që morën përsipër dhe përgjegjësite e eliminimit të tij. E gjitha me pretendimin se kishte rrezik për shoqërinë.

Ndërkohë që ekspertiza pretendon diçka, e zyrtarisht Policia e Shtetit diçka tjetër, ngërçi dhe paqartësia mes institucioneve ka sjellë edhe konfuzion sidomos tek familjarët e të ndjerit. Si mundet një person të qëllojë disa herë veten e tij ndërkohë që është i plagosur? Deri më tani është premtuar nga familjarët se çështja do të dërgohet edhe në Gjykatën e Strasburgut, pasi pretendojnë se i riu është vrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË GËZON FAKTI..."/ Mozzik prek me foton dhe fjalët për të atin, idhullin e tij
Previous article RRITJA E RASTEVE ME OMICRON/ BE marrëveshje me kompaninë Moderna për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave

F.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT