• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË SELI/ Albana Vokshi akuzon Lulzim Bashën se i ka shpërthyer zyrën dhe i ka ndryshuar bravën
Home
Politikë

TENSIONET NË SELI/ Albana Vokshi akuzon Lulzim Bashën se i ka shpërthyer zyrën dhe i ka ndryshuar bravën

15 December, 2021 F.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi të mërkurën ka denoncuar ndryshimin e bravës së zyrës së Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së. Ajo akuzoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën si njeriun që ka urdhëruar ndryshimin e tyre, me qëllim pengimin e punës së Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Përpara gazetarëve Vokshi tha se deputeti Lulzim Basha ka shpërthyer dyert dhe ka zëvendësuar bravat.

Ajo theksoi se në këtë zyrë ka materiale që i përkasin kësaj organizate, e cila nuk varet nga lidershipi i Partisë Demokratike, pasi është një organizatë partnere.

Vokshi e konsideroi një veprim të tillë si anti-statutor dhe të dënueshëm penalisht.

“Unë jam këtu me zonjat anëtare të Komisionit të Rithemelimit të PD-së. Sot kishin vendosur që në selinë e PD-së të zhvillonim një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas, Tiranë. Unë po provoj çelësin e zyrës dhe dua t’ju informoj se deputeti Basha ka shpërthyer dyert dhe ka zëvendësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe këtu nuk po flas për sende personale”, tha ajo.

Duke e konsideruar një veprim të dhunshëm, deputetja demokrate tha se është kryer pa dijeninë e saj.

Ajo akuzoi Lulzim Bashën se në bashkëpunim me Edi Ramën nuk mund të zaptojnë selinë e PD-së, pasi kjo e fundit është shtëpia e të gjithë demokratëve.

Vokshi, duke iu drejtuar me statusin e deputetit, i kujtoi Lulzim Bashës se me datë 11 dhjetor është shkarkuar nga 4.446 delegatë të Kuvendit Kombëtar.

“Kjo seli i takon të gjithë demokratëve. As Lulzim Basha dhe as Edi Rama nuk kanë mundësi të pengojnë vullnetin e demokratëve”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK HARRON BARCELONËN/ Suarez: Më vjen keq për momentin e tyre, por…
Previous article COVIDI/ Italia shtyn mbylljen e kufijve me Shqipërinë (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT