• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON presidentja e KE: Omicron pritet të bëhet variant dominues në Evropë muajin e ardhshëm!
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON presidentja e KE: Omicron pritet të bëhet variant dominues në Evropë muajin e ardhshëm!

15 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën paralajmëroi se varianti Omicron i koronavirusit mund të bëhet dominues në Evropë muajin e ardhshëm, por shtoi se blloku evropian ka vaksina të mjaftueshme për ta luftuar pandeminë.

“Nëse shikoni kohën që duhet që rastet e reja të dyfishohen në numër, duket se po dyfishohet çdo dy ose tri ditë. Dhe kjo është masive. Na është thënë që nga mesi i janarit duhet të presim që Omicron do të jetë varianti i ri dominues në Evropë”, tha von der Leyen në Parlamentin Evropian teksa tregoi të dhënat shkencore.

“Por, gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja pse Evropa është në një pozicion më të mirë tani për të luftuar virusin”, tha ajo.

Von der Leyen tha se në BE, 66.6 për qind e popullsisë tashmë janë të vaksinuar me të dy dozat.

 

 

vropa po përjeton një valë të re të pandemisë dhe disa shtete kanë rivendosur masa për frenimin e koronavirusit. Italia këtë javë mori vendim që të kërkojë teste negative nga të gjithë personat që vizitojnë Italinë. Një masë të ngjashme e ka prezantuar edhe Portugalia e cila do të kërkojë teste negative dhe certifikata të vaksinave, të gjithë personave që hyjnë në shtet, pavarësisht nga kombësia.

OBSH: Vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se të dhënat e para tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit mund të jenë më pak efektive kundër infeksionit dhe transmetimit të variantit Omicron, i cili gjithashtu mbart një rrezik më të lartë të riinfektimit.

OBSH-ja në përditësimin e saj javor epidemiologjik tha se nevojiteshin më shumë të dhëna për të kuptuar më mirë shkallën në të cilën Omicron mund të shmangë imunitetin e fituar nga vaksinat apo infeksionet e mëparshme me COVID-19.

“Si rezultat i kësaj, rreziku i përgjithshëm në lidhje me variantin e ri shqetësues, Omicron mbetet shumë i lartë”, tha OBSH-ja.

Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus një ditë më herët deklaroi se ky variant nuk duhet të cilësohet si më i “lehtë” se variantet paraprake, duke shtuar se ky variant mund të jetë përhapur në pothuajse gjithë botën.

“Omicroni po përhapet me një shpejtësi që nuk e kemi parë me asnjë variant paraprak. Edhe nëse Omicroni shkakton sëmundje më të lehtë, nëse rritet numri i rasteve do të mund të mbingarkojë sërish sistemet shëndetësore”, tha Tedros.

Ai shtoi se dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19 për aq kohë sa njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to kanë qasje në këto doza, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Është pyetja e prioritizimit. Ka rëndësi se kush ka qasje në këto doza. Dhënia e dozave përforcuese te grupet e njerëzve që kanë rrezik të ulët nga sëmundja e rëndë apo vdekja, vë në rrezik jetën e njerëzve që janë në kategorinë e personave me rrezik të lartë e të cilët ende po presin që të marrin dozat e para, për shkak se ka mungesë të furnizimeve me vaksina”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërkaq, kreu i aleancës së vaksinave Gavi, Seth Berkley tha se të dhënat e para sugjerojnë se shtetet e pasura kanë nisur që të mos dhurojnë vaksina për shtetet e tjera, nga frika e variantit Omicdron, duke paralajmëruar se po përsëritet padrejtësia për qasjen në vaksina.

“Me variantin Omicron me po shohim panik në shumë shtete që kanë përshpejtuar fushatën e vaksinimit, edhe sa i përket numrit të njerëzve që po vaksinohen, por edhe sa i përket kohës se kur po administrohen vaksinat”, tha ai për Associated Press.

Ai iu referua dozave shtesë që shtetet e pasura po administrojnë te personat, duke përfshirë edhe imunizimin e qytetarëve që nuk konsiderohen se janë në kategorinë me rrezik të lartë të infektimit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI PUNONJËS FONDACIONI..."/ Mashtruan të moshuarin në Elbasan duke i marrë paratë, vihet në pranga 21-vjeçari, në kërkim...
Previous article "KUSH MENDON SE DEL?" Banorët duan të vënë në vështirësi Ilirin: Ti je i preferuari i publikut

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT