Kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin më 18 dhjetor në pallatin e Kongreseve.
Ky i fundit vjen 1 javë pas Kuvendit të Berishës, dhe thirret pas perplasjeve të forta dhe tensioneve me ish kryetarin dhe mbeshtetësit e tij.
Nën sloganin “Zgjedhim te ardhmen”, Basha pritet të shkarkojë “të pabindurit”si dhe ti japë goditjen finale Sali Berishës.
Nga ana tjetër, duket se Berisha ka zgjedhur të veproje mbi dy skenare.
I pari është ai i referendumit, i cili përkon me daten kur do mbahet Kuvendi i 18 dhjetorit.
Sipas mbeshtetësve të Berishës, pritet te behet organizimi i një referendumi për të zyrtarizuar shkarkimin e Lulzim Bashës. Motivacioni i këtij shkarkimi është për shkelje të statutit dhe marrje të vendimeve personale.
Pasi shkarkimi i Bashës të bëhet fakt, PD do të drejtohet përkohësisht nga një Komision Rithemelimi i cili do ta drejtojë atë seri në 22 mars.
I dyti është ai i protestës, skenar të cilin Berisha edhe pse e tha vetë, e bëri “problem” po vetë por duke mos e hedhur poshtë.
Protesta kombëtare, ajo ishte dhe është opsion të jemi transparent, një opsion ishte më datë 18. Po problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë, shpëtojnë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës, sepse do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Por do të vijë shpejt ajo, revolucionin s’e ndalon kush.”- tha Berisha ne një intervistë televizive diten e djeshme.
Nuk dihet se ku dhe në çfarë ore do organizohet referendumi që kerkon Berisha, por e sigurt është që 18 dhjetori premton sërish shkarkime nga të dyja palët.
AlpeNews.al


