• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRFITONI NGA PROJEKTI I…”/ Rama thirrje familjeve që kanë banesa të trashëguara në zonat muzeale
Home
Politikë

“PËRFITONI NGA PROJEKTI I…”/ Rama thirrje familjeve që kanë banesa të trashëguara në zonat muzeale

14 December, 2021 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në një dëgjesë me qytetarë sipërmarrës të Beratit projektin për Bonusin e Rijetezimit, që janë grante për fushën e turizmit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë iu bëri thirrje familjeve shqiptarë që kanë në trashëgimi shtëpi të vjetra, sidomos në zonat muzeale, si kalatë, që të aplikojnë për të përfituar nga ky bonus.

Sipas Ramës, ky bonsur përfshin restaurimin e banesave dhe një fond prej 10 mijë dollarësh.

Përmes një skeme, granti i vënë në dispozicion do t’u financojë pronarëve restaurimin dhe kthimin e objekteve brenda qendrave historike, në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Faleminderit! Së pari dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi, i cili sot është transformuar në një mjedis shembullor rijetëzimi, me një investim shumë mbresëlënës, jo për nga madhësia, ndoshta e aspektit financiar, por për nga mençuria dhe përkushtimi për ta rijetëzuar këtë godinë, duke respektuar maksimalisht të gjithë elementët tradicionale dhe duke shtuar me shumë shije elementë të tjerë, siç është dhe kjo platformë ku ne qëndrojmë, që e kthejnë këtë godinë deri dje të papërdorur në një tjetër destinacion të bukur këtu në Berat.

Shpresoj që të kemi mundësi që pas këtij takimi t’i bëjmë dhe një reklamë përkatëse në rrjetet sociale tonat dhe ndërkohë, më vjen shumë mirë që pikërisht, në një shëmbëlltyrë konkrete të efekteve ekonomike dhe sociale të rijetëzimit, ne sot po bëjmë me dije se një tjetër zotim i fushatës elektorale dhe një tjetër pikë e programit tonë të Shqipërisë 2030 tanimë kthehet në një instrument në dispozicion të të gjithë atyre që do duan të përdorin bonusin e rijetëzimit për të kthyer në jetë dhe për t’i kthyer në instrumente ekonomikë shtëpitë e vjetra në qendrat historike, në radhë të parë në kala, sepse rijetëzimi i kalave është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjë një vend me një trashëgimi kulturore të pasur si Shqipëria.

Përfitoj nga rasti t’i bëj një apel sot në këtë takim të parë informues të gjithë familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla që tanimë, me bonusin e rijetëzimit, me këtë program të ri mbështetës, ne jemi në krah, siç e tha ministrja, me dy instrumente mbështetjeje; një për restaurimin dhe konsolidimin e pjesës, si të thuash, e guaskës së shtëpisë, pra mureve, dritareve, dyerve dhe fasadës apo çatisë, ku do të japim deri në 10mijë dollarë nga shteti, 1milionë lekë të reja dhe për instrumentin e dytë, për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë deri në 50mijë dollarë.

Është i njëjti instrument në parim, që është përdorur për nxitjen e bujqësisë përmes pikave të grumbullimit, përmes pikave të agro-përpunimit.

Është një instrument ai që është marrë nga modeli i Bashkimit Europian, ku shteti jep një pjesë të parave jo kredi, por dhuratë, bazuar sigurisht në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe njëkohësisht duhet të vendosin dhe ata një shumë parash.
Faktikisht, besojmë shumë që në kushtet kur ne e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, dhe përgjithësisht këto janë biznese të vogla, kemi zeruar TVSH për biznesin e vogël deri në 100 mijë dollarë xhiro, dhe përgjithësisht këto hyjnë tek bizneset e vogla deri në 100 mijë dollarë xhiro, ky bonus do t’u japë një mundësi familjeve dhe në mënyrë të veçantë, pasardhësve të rinj që të angazhohen në një biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre për të krijuar të ardhura, që në të gjitha rastet, janë më të larta se rrogat e shtetit. Jo vetëm kaq, por krijojmë punë edhe për të tjerët.

Jam i bindur që të dy çunat tek banaku janë sot përfitues të një vendi pune, mbase kanë qenë diku tjetër më parë ose mbase e kanë eksperiencën e parë, por ky është sistemi i krijimit të bizneseve të vogla, duke shfrytëzuar trashëgiminë dhe duke nxitur ekonominë përmes rritjes së impaktit të turizmit.

Sa më shumë të kemi shtëpi të tilla të transformuara, destinacione që janë qoftë hoteleri, qoftë restorante, por edhe destinacione që kanë të bëjnë me zejet, me kulturën tradicionale, ose dyqane e më radhë, aq më shumë do kemi turistë, se do kemi kapacitet mbajtës përtej një dite të vetme dhe ky është qëllimi, që t’u japim mundësi turistëve që të kenë një hartë me disa stacione dhe kështu në çdo zonë të Shqipërisë të mund të programojnë më shumë se sa vajtje, ardhje brenda një dite e patjetër aq më shumë do të rrisim edhe të ardhurat.

Kjo ndodh paralelisht me disa ndërhyrje shumë të rëndësishme që po bëhen në Berat, në Gjirokastër, po marr dy pika që janë pika me peshë të madhe në historinë tonë të trashëgimisë kulturore ku po investohet masivisht nga qeveria, nga pushteti vendor dhe bashkërisht dhe faktikisht brenda pak javësh tanimë shpresoj unë do doja para vitet të ri, por jam i bindur që maksimumi menjëherë pas vitit të ri, do të kemi kantieret këtu të gjithë zonës poshtë, që do ta transformojnë të gjithë atë pjesën që është sheshi deri sot i makinave, aty në krah të sheshit kryesor apo që është sheshi përpara objekteve të kultit këtu kur vjen për lartë në kala, në një zonë komplet tjetër nga pikëpamja cilësore dhe patjetër në një arsye tjetër për të ardhur e vizituar Beratin e për të qëndruar në Berat.

Kjo e kombinuar me disa ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë të bëra nga kryetari i bashkisë, edhe me mbështetjen tonë, por edhe me forcat e pushtetit vendor dhe kam këtu parasysh by-pass-in që është drejt përfundimit. Një ndërhyrje shumë e rëndësishme edhe për sa i përket mbrojtjes lumore të qytetit, por dhe për të lehtësuar më shumë trafikun. Edhe aksi që erdhëm sot këtu, rruga e kalasë që është komplet një realitet tjetër, janë të gjitha ndërhyrje që njësoj si në Gjirokastër, me parkimin që po bëhet në sheshin e Çerçizit e me transformimet e mëtejshme, do t’i japin më shumë vlerë pronës, do të rrisin vlerën e pronës dhe është gjynah që një pronë e rivlerësuar për shkak të gjithë këtyre ndërhyrjeve e që do ta vazhdojnë këto ndërhyrje dhe e vlerësuar si një pronë e rëndësishme, jo vetëm për të zotët e tyre, por dhe për thesarin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, të mbetet e pashfrytëzuar.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON DY DHURATA PËR KRISHTLINDJE/ Dybala: Ëndrrat janë falas…
Previous article Kuvendi i Bashës në 18 dhjetor dhe dy skenaret që po "përgatit" Berisha

F.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT