• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U NDA SOT NGA JETA/ “Jam një burrë i ndershëm, por jam kot së koti…”, vargjet që Arben Duka la pas për veten
Home
Sociale

U NDA SOT NGA JETA/ “Jam një burrë i ndershëm, por jam kot së koti…”, vargjet që Arben Duka la pas për veten

14 December, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Arben Duka u nda sot nga jeta në moshën 64 vjeçare.

Beni luftonte prej vitesh me një sëmundje të eshtrave që e rëndoi me kalimin e kohës gjendjen e tij të përgjithshme shëndetesore.

Dje, pas një muaji të vështirë për shkak të problemeve në mushkëri dhe një infeksioni, trupi i tij u godit nga një pushim i zemrës, të cilit nuk mundi t’i mbijetojë.

Duka ishte dhe një nga poetët më të mirë lirikë që kishte vendi.

Ai është autor i mbi 3 mijë teksteve dhe këngëve, një rekord krijimtarie që mbetet në arkivën e kulturës shqiptare dhe në memorien e publikut. Këngët e tij kanë marrë dhjetëra çmime, veçanërisht në Festivalet e RTSH.

Arben Duka ka lënë në DITA, ku kishte rubrikën e tij që prej numrit të parë, një thesar të krijimtarisë së vet në vite.

Më poshtë, një poezi ku ai përkufizon me ironi veten dhe ku sigurisht ndihet dëshpërimi i kuptueshëm i të gjithë atyre, të cilët do donin një Shqipëri të ndryshme nga kjo e sotmja:

Nga Arben Duka

1957 – 2021

Jam një burrë i ndershëm,
Po jam kot së koti,
Këtu po të vjedhësh,
Quhesh burrë i zoti!

Kam goxha guxim,
Po s’jam trim vërtet,
Këtu po të vrasësh,
Quhesh trim me fletë!

Nuk di të gënjej,
Një zakon i hershëm,
Këtu po mashtrove,
Quhesh burrë i ndershëm!

Nga cepi në cep,
S’hidhem me vërtik,
Po ai që hidhet,
Quhet “elastik”!

Jam njeri besnik,
E liga s’më josh,
Sot quhesh “besnik”,
Po të jesh kodosh!

Thonë që kam talent,
Unë për poezinë,
Po kjo s’llogaritet,
Kur nget Qeverinë!

DITA rri në këmbë,
Dhe nuk bëhet urë,
Po ja, kush e dredh
Këtu quhet burrë!

Adhuroj me shpirt,
Shqiponjat e malit,
Po sot të sfidojnë,
Zhabat e moçalit!

Unë jetoj me këngën,
E bilbil gjyzarit,
Po sot vlerësohet,
Zëri i gomarit!

Gjithmonë më ka mbajtur,
Buka e hallallit,
Këtu s’vlen po s’more,
Nga arka e djallit!

Shqipërinë e dua,
Mbi çdo gjë në botë,
Ata që e shesin,
Quhen patriotë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas shpërthimit për Berishën, nëse e ka seriozisht: Basha të flasë përpara një prokurori!
Previous article "E DI SA KEQ NDIHEM?"/ Arbri flet me Sarën për Einxhel: Më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT