• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARUKIERI TURK I VIP-AVE NË SHQIPËRI VRAU VAJZËN/ Pronari i sallonit: Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, ishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

PARUKIERI TURK I VIP-AVE NË SHQIPËRI VRAU VAJZËN/ Pronari i sallonit: Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, ishte…

14 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Parukieri turk i VIP-ave në Shqipëri vrau vajzën e tij/ Pronari i sallonit: Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, ishte…Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi të dielën. Parukieri Habip Ozturk ka vrarë vajzën e tij të mitur duke e prerë në fyt me thikë. Defne vetëm 7 vjeç ishte viktimë e të atit.

Ky i fundit sipas mediave turke, vuante nga probleme psikologjike. Autori i krimi të rëndë pas ngjarjes tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thikë që vrau edhe vajzën e tij.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pendik të Stambollit, Turqi. Mendohet se Habip Ozturk e kreu krimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të.

Parukieri turk i VIP-ave në Shqipëri vrau vajzën e tij/ Pronari i

Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të. “Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

Parukieri punonte në Tiranë në një ndër sallonet më në zë të kryeqytetit. Ai prej disa muajsh ishte në Shqipëri dhe punonte dhe me VIP-a. Habip Ozturk ishte një ndër parukierët më të talentuar. Ai punonte në një sallon me turq të tjerë.

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Esat Cay, pronari i sallonit në Tiranë ku ka punuar autori i ngjarjes së rëndë.

Parukieri turk i VIP-ave në Shqipëri vrau vajzën e tij/ Pronari i

Intervista:

Për sa kohë ka punuar në Shqipëri?

3 muaj. Tha se vjehrra e tij ka ndërruar jetë e duhej të kthehej në Turqi. Tha se do vinte në Shqipëri, por tani nuk ka lajmëruar asgjë. I kam shkruar para 1 jave për gjendjen e tij, e pyeta a do kthehej, por nuk më ktheu përgjigje e asgjë.

Pse e pyete për gjendjen e tij?

Është një tip asocial. Një djalë shumë i mirë. Tip i mbyllur, nuk është shoqëruar me askënd dhe nuk ka folur për jetën e tij private. Bënte punën e ikte në shtëpi. Nëse doja me pi një kafe me të, refuzonte e ikte në shtëpi.

Me kë jetonte në Tiranë?

Me një koleg të sallonit, në një banesë bashkë.

A ka folur për ndonjë problem në shtëpinë e tij, me bashkëshorten?

Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, e për këtë kam ardhur në Shqipëri. Për problemin me shoqen e tij nuk më ka thënë gjë. Vetëm për anën financiare.

Ishte natyrë e qetë? Çfarë karakteri kishte?

Shumë, shumë i qetë, veç tip asocial dhe i mbyllur. Kur bëja muhabet me të jepte përgjigje shumë të shkurtra. Nuk fliste shumë

Po për familjen?

I kam thënë mund ta sjellësh familjen këtu për 3 muaj, e ke banesën. Por më tha ok vetëm, asgjë më shumë

A ju shokoi ky lajm?

Unë atë ditë që ka ndërruar jetë vajza e vet ma dha lajmin një koleg. Lajm tragjik. Lajmet e këqija nuk kam qejf me i menduar shumë, se ndihem keq. Ishalla në gjenet vajza e vet.

Fliste në telefon me familjen?

Gjatë ditës te puna, telefonin nuk e mbante në dorë. Ishte njeri i rregullt në punë, në shtëpi nuk e di.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË VARSJA/ Bora sapo na tregoi se ruan ende një kujtim të vyer nga Donaldi (FOTO)
Previous article DETAJET E REJA/ Lefter Koka u arrestua në shtëpinë e tij në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT