• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
E TRISHTË/ Ndërron jetë poeti i njohur Arben Duka
Home
Kulturë

E TRISHTË/ Ndërron jetë poeti i njohur Arben Duka

14 December, 2021 s.autor Kulturë

Ka ndërruar jetë poeti i njohur Arben Duka.

Një biografi e shkurtër e Arben Dukës?
Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Eshtë bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës,ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.
Ka mbuluar për rreth shtatë vjet Intervistat e Kaso Koses në gazetën “Intervista” duke qenë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Megjithatë, Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Disa nga titujt e librave të tij janë:
-1.Nektari i këngëve.
2.Njëmijë puthje
3.Ç’të bëj me fjalën?
4.Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
5.Unë isha një i vetëm
6.Intervistat e Kaso Kosës
7.Vetëm ty të kam
8.Gjiri i Virgjëreshë i botuar gjashtë herë.
9.Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë.
10.Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
11.Grek o grek kokë goricë-satirë.
12.Rroj se nuk vdes dot
13.Labovë moj Labovë-poemë.
14.Kristale të thyer
15.Dashuria është abstrakte
16.Aromë vajze
17.Heroi i dashurisë
18.Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
19.Vipa dhe rripa-humor dhe satirë
20.Taksidarët e gjakut-satirë
21.Njeriu me bllok
22.Aliu dhe Saliu
23.Rebelohuni-satirë
24.Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU 25.Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume…etj, etj…
Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, por është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i veteraneve te luftes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA NË ITALI/ SPAK kërkon ekstradimin e Adriatik Llallës
Previous article "DO VISH TE KREVATI IM?" Claudio nuk përmbahet, por Antonela...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT