• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS DHE TENSIONE/ Si u nda selia e Partisë Demokratike “në dysh”
Home
Ekskluzive

KAOS DHE TENSIONE/ Si u nda selia e Partisë Demokratike “në dysh”

13 December, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Situata brenda Partise Demokratike është tensionuar me shumë se asnjehere tjetër që prej themelimit të saj, 31 vite më parë.

Pas perplasjes Basha-Berisha dhe Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur nga ky i fundit, sot është thelluar edhe më tej perplasja.

Kjo pasi, Sali Berisha këtë paradite ka hyrë ne selinë e PD me mbeshtetësit e tij, ndërkohë që Lulzim Basha ka qenë ne mbledhjen për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, të cilin e vazhdoi përtej asaj që po ndodhte në seli.

Sali Berisha tha se ai nuk ka punë në zyrën e “deputetit Basha” siç e ka quajtur ai.

Kaosi vijoi kur Belind Këlliçi deklaroi se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Berishen te mbante konferencë per mediat brenda selisë, teksa fill pas tij të njejtën gjë bëri edhe kryetari i PD, Basha i cili foli me tone të ashpra ndaj ish kryetarit duke e cilësuar atë si ish komunist.

Nga ana tjetër, deputetët qe janë në krah të Berishes po vijojne te qendrojne në oborrin e selisë blu.

Kujtojmë se sot Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 251 anëtarët e të cilit votuan për shkarkimin nga të gjitha funksionet në PD të grupit të Berishës.

Më argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, shkarkimi ka nisur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA E BASHËS/ "Tabaku e Ina Zhupa me kallashnikovë, Endri Hasa me murtaja e Flutura Açka me silenciator"
Previous article MENDON PËR TË ARDHMEN/ Pritet shitja e një “xhevahiri”, zbardhet plani i Tiranës për merkaton e janarit

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT