• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS FATOS TUSHES/ SPAK arreston nënkryetarin e Bashkisë Lushnje dhe drejtorin e prokurimeve
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS FATOS TUSHES/ SPAK arreston nënkryetarin e Bashkisë Lushnje dhe drejtorin e prokurimeve

13 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pak muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, SPAK ka vënë sot në pranga dy zyrtarë te tjerë në Bashkinë Lushnje. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme sqaron se hetimet kanë nisur që në Korrik të këtij viti ku u zbulua abuzimi me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”.

Sipas prokurorisë në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga Bashkia Lushnje, në vitin 2020, janë zbuluar shkelje ligjore, te kryera edhe nga shtetasit Gentian Nushi me detyrë nën kryetar bashkie dhe Leonard Sefa, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike.

Ata akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Sipas SPAK dy të arrestuarit në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Ndërkohë Nushi dhe Sefa akuzohen se kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje.

“Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim G. N. dhe L. S. dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim G. N. dhe L. S., dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare”, sqaron SPAK.

Tashmë dy zyrtarët janë arrestuar dhe me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyrat e tyre.

Kujtojmë se në Korrik të këtij viti në pranga ka rënë dhe kreu i bashkisë Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët akuzon se kanë favorizuar një kompani për marrjen e tenderit për kanalin vaditës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË BËJ COPASH ME SHARRË DHE DO TË HEDH..."/ Shqiptari në Itali shokon lagjen, kërcënon gruan
Previous article DËGJESAT ME TË RINJTË/ Veliaj: Buxheti 2022, fokusi tek të rinjtë. Investojmë më shumë në fushën e teknologjisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT