• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONIA E VERIUT/ LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj
Home
Rajon

MAQEDONIA E VERIUT/ LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj

12 December, 2021 Delo.autor Rajon

Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.

Kovaçevski ka mbështetjen e Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë social-demokratë për ta marrë drejtimin e partisë. Të gjithë anëtarët e kësaj partie, që janë mbi 50 mijë, kanë të drejtë vote. Këto janë zgjedhjet e brendshme direkte që mbahen për herë të dytë për zgedhjen e drejtuesit të partisë. Më parë, kryetari zgjidhej në kongres.

Votimi u mbajt nëpër 194 qendra të organizatave komunale të partisë në të gjithë shtetin dhe zgjati nga ora 8 deri në orën 19. Drejtuesi i ri social-demokrat pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

Kryeministri në largim Zoran Zaev menjëherë pas rezultateve të balotazhit të zgjedheve lokale më 31 tetor paralajmëroi se dorëhiqet nga posti i kryetarit të partisë dhe i kryeministrit për shkak të humbjes së thellë në këto zgjedhje. Ai, megjithatë dorëheqjen nuk e zyrtarizoi në parlament, ku për rrjedhojë pati një mocion mosbesimi nga opozita, por që rezultoi pa sukses.

Zaev qëndroi për tetë vjet në krye të partisë.

Ndërkohë, partia tjetër më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE e opozitës po sot në Kongresin e 17 të saj rizgjodhi kryetarin aktual, Hristijan Mickovski për një mandat të dytë si kryetar. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post. 489 vota nga 493 delegatët e pranishëm në Kongres votuan për rizgjedhjen e Mickovski.

Hristijan Mickovski duke folur para delegatëve theksoi nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa tha se “populli me padurim pret të dëgjojë për vendime për ndryshime, për një vizion që nuk do të shndërrohet në gënjeshtër dhe për një qasje ndryshe në politikë”.

Ai shtoi se partia e tij do të sjellë ndryshime. “Ne, tha ai, jemi opsioni të cilit populli dëshiron t’i besojë dhe duhet të bëjmë ç’mos që (populli) të mbështetet tek ne.” Partia ka paralajmëruar një doktrinë të re; ndryshime të zyrtarëve të saj dhe mbikqyrjen e veprimtarisë financiare të vetë partisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT KOSOVË-SERBI/ Grenell: Po shkruaj një libër dhe aty do tregoj detaje që nuk i dini
Previous article VËMËNDJE GOCA! Disa lloje getash që ju duhen patjetër

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT