• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALJA E VJOSËS/ Balla nga Fieri: Situatë e vështirë, prurja më e madhe në 50 vjet. Do të ketë evakuime…
Home
Politikë

DALJA E VJOSËS/ Balla nga Fieri: Situatë e vështirë, prurja më e madhe në 50 vjet. Do të ketë evakuime…

12 December, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ishte sot pranë lumit të Vjosës në urën e Mifolit, për të parë nga afër situatën. Ai deklaroi se situata paraqitet e vështirë dhe se janë prurjet më të mëdha në 50 vite.

Balla deklaroi se do të bëhen evakuime edhe me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa nëse rrezikohet jeta.

“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjente që parashikohej. Ashtu siç e tha edhe z. Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat. Kemi një situatë të vështirë, por unë doja t’ju thosha që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjeri.
Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa.

Jo se ka një rrezik aktualisht, por ajo që është detyra jonë primare në çdo situatë emergjente është jeta e banorëve.
Disa prej shqetësimeve që kemi marrë dhe nga banorët janë pjesa e blegtorisë së tyre, qofshin bagëti, qofshin ferma të cilat dhe me mbështetjen e forcave të ushtrisë ne do mundohemi t’i nxjerrim nga zona e rrezikut.
Më pas do të riforcojmë të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave. Dua ta theksoj që investimet në këto 4 vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot.
Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në Urën e Mifolit”, deklaroi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Peleshi: Situata më problematike tek Ura e Mifolit, presim...
Previous article RESHJET E DËBORËS/ Ndalohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, policia: Po punohet për pastrimin e aksit

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT