• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezikshmëri për jetët e qytetarëve dhe banesat
Home
Sociale

MOTI I KEQ NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezikshmëri për jetët e qytetarëve dhe banesat

11 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Moti i keq ka përfshirë vendin prej ditësh. Ministria e Mbrojtjes në një komunikim zyrtar ka njoftuar rreth situatës gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas Ministrisë reshjet me intensitet kanë sjellë problematike në disa zona, por falë ndërhyrjes nga Emergjencat Civile situata është në kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

“Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje. Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa, por niveli i ujit është brenda kufirit maksimal pa rrezikshmëri. Edhe lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati.

Në Këlcyrë forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për pastrimin e ujit në një banesë për shkak të bllokimit të tubacioneve. Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta. Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës. Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën. Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON ESCOBARIN/ Berisha: Ai nuk është Amerika, por mafia e George Soros!
Previous article SULMON YURI KIM/ Berisha: Po sillet si ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave Aktualitet

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro Aktualitet

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT