Autoriteti rrugor shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve në vend në lidhje me gjendjen e akseve nacionale pas reshjeve të dëborës që kanë përfshirë disa qarqe.
ARRSH njofton se reshje dëbore ka patur në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë dhe Dedaj-Razëm kilometri i fundit.
Autoriteti Rrugor shqiptar i bën thirrje të gjithë shoferëve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë në akset ku ka rënie dëbore.
Njoftimi i plotë i ARRSH
Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin
Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Qarkullimi ka vazhduar normalisht.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore


