Victoria Beckham- it iu desh të përballej me zemërimin e shumë prindërve në Instagram dhe Facebook. Shkak u bënë fotot që kishin për qëllim reklamimin e vathëve të linjës së saj, specifikisht vetë modelja.
Victoria zgjodhi një modele lituaneze, Giedre Dukauskaite që sipas komentuesve ishte jashtëzakonisht “shumë e dobët dhe e thatë.”
“Ja pra arsyeja pse vajza ime mendon se duhet të hajë më pak.” shkruan dikush.
Fotot janë konsideruar të papërshtatshme dhe madje dëmtuese për mesazhin dhe imazhin që përçojnë te të rinjtë.
“Kjo nuk është një foto që unë do të dëshiroja ta shikonte vajza ime 13 vjeçare.”
Përpos shumicës që i është hedhur kundra Victoria- s duke i thënë se po jep një shembull të gabuar ka patur edhe nga ata që janë munduar të qëndrojnë sa më të kujdesshëm.
“Më vjen keq por kjo foto është shumë e gabuar. Nëse modelja është vërtet vetë, krejt natyralisht kaq e hollë unë kërkoj falje. Gjithsesi kam përshtypjen që jo!”
Nuk është hera e parë që Victoria përfshin modele shumë të holla në fushatat e saj të modës.
Në 2015-n ajo tha se në fakt interesohet përherë që modelet në agjensi të jenë sa më të shëndetshme./anabel






