Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatisin eliminimin fizik të vëllezërve Prend dhe Ndoc Paluca në Tiranë.
prengpaluca
Sipas burimeve, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët u shpallen në kërkim nga Policia dy ditë më parë janë mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh dhe kjo çoi dhe në zbulimin e vendit ku ishte fshehur baza e armatimit për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Ata kishin shfrytëzuar ambientet e këtij lokali dhe banese në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës në pronësi të shtetasit Nikoll Marku, pasi ky i fundit ishte vjehrri i njërit prej personave që dyshohej se po planifikonin atentatin. Menjëherë pas sinjalizimit për bazën ku dyshohej se ishte fshehur armatimi, Policia ka ushtruar kontrollin, duke gjetur sasi të madhe eurosh, armë të ndryshme lëndë shpërthyese e sende të tjera që do përdoreshin për të kryer vrasjen.
Dyshimet janë se eliminimi fizik i vëllezërve Paluca është porositur dhe financuar nga një person i tretë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por informacionet janë tepër të rezervuara për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, çifti i bashkëshortëve Nikoll dhe Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja të arrestuar mbrëmjen e së martës nga Policia pritet të dalin të premten para Gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminale.
ARRATISJA
Pas operacionit, dy persona u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e porosisë së vrasjes, përkatësisht shtetasit Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, baxhanakë midis tyre. Ata, sipas burimeve, janë larguar jashtë vendit përpara se policia të lëshonte urdhër-arrestet. Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, Ndoka dhe Vlashi janë larguar në drejtim të Spanjës, disa ditë para se policia të kryente operacionin ku u ndaluan 3 persona dhe u sekuestruan sasia e eurove e sendeve te tjera qe mendohet se do kryhej atentati. Ndaj tyre pritet të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar.
OPERACIONI Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga Policia e Lezhës, ku u arrestuan 3 shtetas dhe 2 të tjerë u shpallen në kërkim, teksa po përgatiteshin për të kryer një vrasje. Dy personat e shpallur në kërkim si të dyshuar për përgatitjen e atentatit me armë zjarri ndaj vëllezërve Paluca në Kamzë larguar nga Shqipëria.
Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi janë larguar ne drejtim të Spanjës, disa ditë para se Policia të kryente operacionin ku u ndaluan 3 persona dhe u sekuestruan sasia e eurove e sendeve të tjera që mendohet se do kryhej atentati. Ndaj tyre pritet të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar.


