Një 55-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç. Mësohet se Pilot Rroli po lëvizte me makinë në momentin që është qëlluar për vdekje në Sanxhak.
Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Sakaq, Report Tv mëson se në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së.


