• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA “NON GRATA” E BERISHËS TEK INTEGRIMI/ Mesazhet e forta të vizitës së Escobar në Tiranë
Home
Ekskluzive

NGA “NON GRATA” E BERISHËS TEK INTEGRIMI/ Mesazhet e forta të vizitës së Escobar në Tiranë

9 December, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Zëvendës nddihmësi sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri.

Axhenda nisi me takimin midis tij dhe kryetarit të PD, Lulzim Bashës, vijoi me ministrin e jashtme Olta Xhaçkën e u përmbyll me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 1 orë. Ambasadorja Yuri Kim gjithashtu ishte e pranishme.

Vizita e tij përkoi me diten nderkombetare kundër korrupsionit dhe duket se mesazhet e forta lidheshin pikërisht faktin se askush nuk është i paprekshëm dhe se Shqiperia do të ketë të tjerë emra në listën e zezë gjatë diteve e muajve në vijim.

Në detajet që u zbardhen nga takimi me Bashës, u mësua se Escobar ka folur edhe për dosjen e Sali Berishës, pas shpalljes “non grata”.

Escobar është shprehur se lista e personave “non grata” për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera.

Ai ka theksuar se dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të anancojë më tej agjendat e veta” ka theksuar Escobar.

Ai tha gjithashtu se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”.

Nga ana tjetër, edhe në takimin me kryeministrin Rama fokusi ishte lufta kundër korrupsionit por edhe bashkepunimi midis SHBA dhe Shqipërisë për integrimin.

Postimi i ambasadës amerikane pas takimit në kryeministri:

Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime.

Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022.”

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Ulen shifrat, ja sa të INFEKTUAR ka në 24 orët e fundit. Dy qytetarë kanë...
Previous article KUKËSI/ Pikë tranziti për emigrantët e paligjshëm: 17 raste vetëm në një muaj

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT