Mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomës së një hoteli në Durrës, ka mbetur i plagosur një ri. Në dhomën e hotelit kanë qenë të pranishëm 3 djem dhe 1 vajzë. Një 26-vjeçar ka tentuar të vrasë shokun e tij 20-vjeç. Autori është shpallur në kërkim. Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë 22-vjeçarja që fshehu armën e zjarrit dhe 1 tjetër tjetër që strehoi 22-vjeçaren, pas ngjarjes. Në kërkim edhe i riu i katërt, për moskallëzim krimi.
Autori i dyshuar është Markeljan Beqiri, 26-vjeç ka tentuar të vrasjë 20-vjeçarin Arni Sulejmani, i cili ka mbetur i plagosuri. Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj janë arrestuar, ndërkohë Tefik Shehu është shpallur kerkim për moskallëzim krimi.
Policia e Durrësit njofton se është njoftuar për të shtëna armësh në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë dhe se ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, ka nisur aksionin për zbardhjen e saj.
“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen”, ka njoftuar policia.
Lajm në përditësim…


