• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN REZULTATET NGA LABORATORI/ Këto janë vaksinat që janë efektive ndaj variantit Omicron
Home
Nderkombetare

DALIN REZULTATET NGA LABORATORI/ Këto janë vaksinat që janë efektive ndaj variantit Omicron

8 December, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 8 dhjetor se tre doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, treguan që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritja e efikasitetit.

Rezultatet janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media. Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022.

Nga 9 dhjetori edhe në Kosovë fillon dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi më 8 dhjetor Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

“Doza përforcuese u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], por te të cilët, me kalimin e kohës, imuniteti vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, njoftoi MSH-ja.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në shtator të nisë dhënien e dozës përforcuese.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara.

Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Njëkohësisht edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat mbrojnë njerëzit nga varianti Omicron. Sipas doktorit Mike Ryan nga OBSH-ja, të dhënat e para dëshmojnë se Omicron nuk i bënë njerëzit më të sëmurë sesa Delta apo variantet tjera./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni model nga "Blutë e Londrës", Lukaku ndëshkon Zenit (VIDEO)
Previous article MANCHESTER UNITED-YOUNG BOYS/ Rangnick i beson dyshes së sulmit Greenwood-Elanga (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT