• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHËTIMI I “VDEKJES”/ Shqiptarët paguan 20 mijë euro, por nuk iu dha as bukë as ujë
Home
Aktualitet
Kronikë

UDHËTIMI I “VDEKJES”/ Shqiptarët paguan 20 mijë euro, por nuk iu dha as bukë as ujë

8 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një kontrabandist është burgosur pasi jahti i tij u përmbys me tetë emigrantë të paligjshëm shqiptarë në bord.

James Wisbey u përpoq t’i kalonte emigrantët përtej Kanalit Anglez nga Franca përmes një stuhie dhjetorin e kaluar, por u përmbyt në Teignmouth. Rojet bregdetare kishin monitoruar jahtin, ndërkohë policia dhe zyrtarët e emigracionit i arrestuan ata menjëherë. Emigrantët shqiptarë ishin të gjithë të uritur dhe të tmerruar.

Ata i thanë policisë se kishin paguar 20,000 euro për udhëtimin e paligjshëm dhe menduan se do të vdisnin gjatë kalimit. Nuk kishte xhaketa shpëtimi dhe as pajisje minimale sigurie, jahti kishte vetëm një shtrat për të fjetur, një sallon të vogël dhe një tualet të vetëm detar.

Njëri prej emigrantëve ishte përpjekur të thërriste për ndihmë pak para mbytjes së anijes, por Wisbey u dëgjua duke u thënë atyre të mbyllnin telefonin dhe rrëmbeu telefonin. Pamjet nga një helikopter i rojes bregdetare, të filmuara disa orë më parë, treguan se anija përpëlitej në det kundër erës dhe valëve.

Një gjykatës në Gjykatën e Exeter Crown i përshkroi veprimet e Wisbey si cinike, të tmerrshme dhe të pafalshme dhe dha vendimin me burg për të. Wisbey, 55 vjeç, nga West Hoe pranoi se kishte thyer rregullat e imigracionit. Ai u burgos për pesë vjet dhe katër muaj heqje lirie.

Gjykatësi Timothy Rose i tha Wisbey: “Ti i vendose pasagjerët në rrezik të madh. E keni bërë për para dhe shpërblim personal në rrethana cinike dhe shumë të rrezikshme. Motivimi juaj ishte thjesht financiar. Këta ishin të huaj dhe nuk kishte asnjë dimension humanitar për këtë. Ju keni pasur një rol të rëndësishëm dhe kritik në rrezikimin e jetës suaj dhe pasagjerëve të pafat”.

Gjykatësi urdhëroi një hetim në bazë të ligjit për të ardhurat nga krimi, i cili do të rezultojë në konfiskimin e jahtit dhe çdo pasurie tjetër që mund të gjurmohet. Të dhënat telefonike treguan se ai qëndroi në kontakt me organizatorin shqiptar, Indrit Bahrani.

Ai mbërriti në Francë më 12 dhjetor dhe ishte në Kanal me emigrantët në mëngjesin e 14 dhjetorit. Pasagjerët kur u arrestuan dhe thanë se kishin paguar 20,000 euro, por nuk iu dhanë ushqim apo ujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON SHERRI/ Mandi: Nuk ia lë lekët Silvës nga inati. Dafi kërcënoi vajzat e mia
Previous article GJENDET I PAJETË NË MES TË RRUGËS BURRI NË GJIROKASTËR/ DYSHIMET e para të policisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT