• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Udhëheq koalicioni i qendrës së majtë, Olaf Scholz zgjidhet sot kancelar
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Udhëheq koalicioni i qendrës së majtë, Olaf Scholz zgjidhet sot kancelar

8 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Më 8 dhjetor, Olaf Scholz do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, teksa Angela Merkel po tërhiqet nga politika. Scholz 63 vjeç, do të zgjidhet kancelar me mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas do të betohet para presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Kancelari i ri i Gjermanisë udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit, duke dërguar në opozitë, për herë të parë pas 16 vjetësh, Demokristianët e Merkelit.

Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe atë të zëvendëskancelarit. Merkle, 67 vjeçe nuk garoi në zgjedhjet e fundit dhe po tërhiqet nga politika pas katër mandateve radhazi si kancelare e Gjermanisë.

Koalicioni qeverisës do të përbëhet nga SPD-ja, ambientalistët e Gjelbër dhe partia pro-biznesit, Demokratët e Lirë. Pavarësisht dallimeve ideologjike dhe politike, qeveria e re ka për qëllim ka përshpejtojë digjitalizimin, të bëjë ekonominë e gjelbër, të adresojë çështjen e çmimeve të papërballueshme të banimit, të heqë pagën minimale dhe të legalizojë marijuanën.

Qeveria po ashtu planifikon të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane. Për më tepër, azilkërkuesit që do të integrohen në shoqëri do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani dhe bashkimi familjar për refugjatët do të zgjerohet.

Sipas marrëveshjes, partnerët e koalicionit planifikojnë që të vendosin deri më 2023 rregullin që Gjermania të mos krijojë borxhe të reja. Lufta kundër pandemisë pritet të dominojë ditët e para të qeverisë, teksa infektimet e reja janë rritur. “Ne duhet të ja nisim nga e para teksa do të përballemi me pandeminë – këto janë rrethanat me të cilat do të përballet qeveria e re”, tha Scholz më 6 dhjetor. Ai mbështet bërjen e detyrueshme të vaksinimit për të gjithë gjermanët prej shkurtit të vitit të ardhshëm, nëse ky ligj kalon në Bundestag. Aktualisht, 68.5 për qind e popullsisë në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA DHE BERISHA TË NDARË EDHE PËR 8 DHJETOR/ Zhvillojnë ceremoni të ndryshme
Previous article DOSSIER/ Takimi i Ramiz Alisë me studentët në ‘Pallatin e Brigadave’ në 11 dhjetor 1990: Vetëm një gjë do jua them...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT