• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MORI MASA KUNDËR URREJTJES”/ Refugjatët Rohingya padisin Facebook-un për 150 mld dollarë
Home
Teknologji

“NUK MORI MASA KUNDËR URREJTJES”/ Refugjatët Rohingya padisin Facebook-un për 150 mld dollarë

7 December, 2021 s.autor Teknologji

Refugjatët Rohingya nga Mianmari po e padisin kompaninë Meta – që më herët njihej me emrin Facebook – për 150 miliardë dollarë lidhur me pretendimet se kompania e rrjeteve sociale nuk ndërmori veprime kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur ndaj këtij komuniteti, gjë që sipas tyre, kontribuoi në dhunë.

Padia u ngrit në Kaliforni nga kompanitë ligjore Edelson PC dhe Fields PLLC. Në të argumentohet se dështimet e kompanisë për të kontrolluar përmbajtjen dhe dizajnin e platformës së saj kontribuuan në dhunën në botën reale, me të cilën përballet komuniteti Rohingya.

Në një veprim të koordinuar, avokatët britanikë dorëzuan një njoftim në zyrën në Londër të Facebook-ut. Facebook-u nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë padi. Më herët, kompania ka thënë se ka qenë “shumë e ngadalshme për të parandaluar dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes” në Mianmar dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për të parandaluar shkeljet në platformën e saj në këtë rajon, përfshirë edhe ndalimin që ushtria të ketë llogari në Facebook dhe Instagram pas puçit ushtarak të 1 shkurtit.

Facebook-u ka thënë se është i mbrojtur me ligjet për internetin në SHBA sa i përket përmbajtjes që postojnë përdoruesit e kësaj platforme. Por, në padinë e ngritur kërkohet që në këtë rast të aplikohen ligjet që janë në fuqi në Mianmar. Mbi 730,000 myslimanë Rohingya u larguan nga shteti Rakine i Mianmarit në gusht të vitit 2017, pash shtypjes së ushtrisë dhe refugjatët kanë thënë se kjo shtypje ka përfshirë vrasje në masë dhe dhunime. Ndërkaq, grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar vrasjen e civilëve dhe djegien e fshatrave.

Autoritetet në Mianmar kanë thënë se ata kanë qenë duke luftuar një kryengritje dhe kanë mohuar se kanë kryer mizori sistematike. Më 2018, hetuesit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë se përdorimi i Facebook-ut kishte luajtur rol kyç në përhapjen e gjuhës së urrejtjes që nxiti dhunë. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një rast për akuzat e krimeve të kryera në rajon. Në shtator, një gjykatës federal amerikan i kërkoi Facebook-ut që të publikojë të dhënat e llogarive që postuan përmbajtje kundër komunitetit Rohingya, llogari të cilat, Facebook-u i ka mbyllur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU TË BIRIN/ Gjykata merr vendimin për Skënder Krasniqin
Previous article BURRI MBYTI GRUAN/ Rrëfimi i dhimbshëm për krimin në familjen shqiptare në Greqi: Prindërit s’e dinë ende që iu ka vdekur vajza

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT