• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI/ Tomini: Janë aplikuar rreth 85 mijë doza të treta, kemi rënie të incidencës
Home
Sociale

VAKSINIMI/ Tomini: Janë aplikuar rreth 85 mijë doza të treta, kemi rënie të incidencës

7 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar se kemi një trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive me COVID gjatë 4 javëve të fundit.

Gjatë një raportimi në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tomini tha se grupmoshat më të prekura nga COVID janë 55-64 vjeç, ndërsa ndiqen nga grupmosha e re 25-34 vjeç. Duke u ndalur te vaksinimi, ministrja tha se nga 1 nëntori janë aplikuar 85545 doza të treta.

“Kemi trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive të paktën në 4 javët e fundit, kemi pasur rënie të incidencës gjatë javës së fundit. Incidenca ka qenë më e ulët se në vitin 2020. Në 2 javët e fundit incidenca ka qenë në nivelin 200 rasteve për 100 mijë banorë.

Një vend të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e ka zënë grupmosha 55-64 vjeç me 19% të rasteve e ndjekur nga grupmosha e re 25-34 në nivelin e 17% të rasteve me covid. Nga 1 nëntori ka vijuar rekomandimi dhe zbatimi i hyrjes në fuqi të aplikimit të dozave të treta për popullatën mbi 18+. Për të gjithë popullatën aktualisht janë aplikuar 85 mijë (85545) doza të treta”, tha Tomini.

Në komision po shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Çifti Donald-Trixa "fut në sherr" Sarën dhe PM: Ai ka ngecur me mua
Previous article "TANI MUND TA VRISNI VETEN..."/ Zvicra "shokon" botën me shpikjen e re… (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT