• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARIANTI OMICRON DHE KUFIZIMI I UDHËTIMEVE/ Krishtlindje në karantinë për ata që vijnë nga Afrika Jugore
Home
Nderkombetare

VARIANTI OMICRON DHE KUFIZIMI I UDHËTIMEVE/ Krishtlindje në karantinë për ata që vijnë nga Afrika Jugore

6 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 38 vende kanë raportuar raste të variantit të ri ‘Omicron’ të koronavirusit. Presidenti amerikan Joe Biden e quan variantin një shkak për shqetësim por “jo panik”, ndërsa shkencëtarët punojnë për të përcaktuar nëse ai është më i rrezikshëm se llojet e tjera. Masat paraprake kërcënojnë rimëkëmbjen globale nga pandemia ndërkohë që Afrika e Jugut kritikoi kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj saj nga disa vende.

Krishtlindje në karantinë. Kështu mund të jetë sezoni i festave për ata që vijnë nga vendet e Afrikës Jugore në Aeroportin Heathrow të Londrës. Kjo pas raportimeve për mungesë dhomash në të ashtuquajturat hotele karantine pasi Mbretëria e Bashkuar tani kërkon izolim të detyrueshëm pas mbërritjes nga Afrika Jugore.

“Kjo ngarkesë për rezervime, ndryshimet e udhëtimit dhe më pas të gjesh se ku mund të bësh testin për COVID-in është stresuese. I detyron njerëzit të bëjnë diçka, duke i lejuar të udhëtojnë”, thotë Teresa Martin që po udhëton nga Afrika e Jugut.

Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit vendosi një karantinë 14 ditore për udhëtarët që vijnë nga ato që ajo i konsideron “lista e kuqe”, ose vendet me rrezik të lartë, si disa në Afrikën Jugore.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur kufizime udhëtimi për disa vende të Afrikës Jugore.

“Kur u vendosën kufizimet, të vetmet raste që ne dinim ishin në Afrikën Jugore. Kufizime u vendosën për të parandaluar ardhjen e varianteve të reja në Shtetet e Bashkuara dhe për të mbrojtur popullin amerikan nga variantet e reja”, tha drejtoresha e CDC-së Rochelle Wallensky.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Bregun e Fildishtë, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i quajti ndalimet e udhëtimit “të pabazuara në shkencë” dhe tha se ato ishin një “shuplakë në fytyrë” për shkencëtarët afrikanë që zbuluan për herë të parë variantin Omicron.

“Ndërsa ne respektojmë të drejtën e çdo vendi për të marrë masa për të mbrojtur popullatën e tyre, bashkëpunimi i qëndrueshëm global që na nevojitet për të kapërcyer pandeminë kërkon që ne të udhëhiqemi nga shkenca dhe jo nga emocionet dhe konsideratat politike”.

Ndërsa Afrika e Jugut lufton valën e saj të katërt të COVID-19, e mbizotëruar kryesisht nga varianti Omicron, drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky justifikoi qasjen e kujdesshme të agjencisë.

“Ne dimë se ai ka shumë mutacione, më shumë se variantet e mëparshme. Shumë prej këtyre mutacioneve janë shoqëruar me variante më të transmetueshme, që depërtojnë tek disa prej terapive tona, dhe potencialisht tek një pjesë e imunitetit tonë, dhe kjo është ajo që ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes“.

Deri të shtunën, të paktën 16 shtete amerikane raportuan raste të variantit Omicron. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë kërkimet, zyrtarët shëndetësorë përgatiten për përhapjen e asaj që ata e kanë quajtur një variant shqetësues./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Apple nxjerr “jashtë loje” këtë model të iPhone
Previous article PASTRIMI I PARAVE/ Në SHBA do të kërkohet më shumë transparencë mbi pronat që blihen me para në dorë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT