• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Zbulohet përforcuesi që mund të rrisë imunitetin pas vaksinimit me Pfizer, fut në “lojë” qelizat që shkatërrojnë infeksionin
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Zbulohet përforcuesi që mund të rrisë imunitetin pas vaksinimit me Pfizer, fut në “lojë” qelizat që shkatërrojnë infeksionin

6 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson, si një përforcues për njerëzit të cilët janë vaksinuar tashmë me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, prodhon një përgjigje të fortë imunitare dhe mund të bëjë më shumë për të nxitur mbrojtjen kundër formave të rënda të Covid-19, raportuan studiuesit anglezë të dielën.

Studimi i tyre me 65 vullnetarë, të cilët fillimisht morën dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, tregoi se përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson si përforcues, prodhoi një përgjigje më të ngadaltë, por më të qëndrueshme të antitrupave kundër llojit origjinal të virusit, si dhe ndaj varianteve Delta dhe Beta, si dhe varianteve të tjera.

Sipas CNN, pas katër javësh nga marrja e dozave të Pfizer, nivelet e antitrupave filluan të bien, ndërkohë që tek personat të cilët morën një dozë të Johnson & Johnson si përforcues, antitrupat vijuan të rriteshin.

Gjithashtu u vërejt se u rrit dhe numri i qelizave imune të quajtura qeliza T CD8.

Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes imune që mund të ndalojë një virus nga infektimi i qelizave, ndërsa qelizat T CD8 hyjnë më vonë në “lojë” dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Mbrojtja e ofruar nga qelizat T nuk parandalon infeksionet e lehta, por mund t’i ndalojë ato të përparojnë në sëmundje të rënda.

Studimi nuk përfshin variantin Omicron, por drejtuesja e këtij hulumtimi tha se gjetjet mund të jenë të rëndësishme për gjetjen e mënyrave për të luftuar dhe variantin e fundit.

“Për variante të tilla si Omicron, që mund të shmangin pjesërisht përgjigjet e antitrupave, përgjigjet e qelizave T CD8 mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për mbrojtjen”, tha për CNN Dr. Dan Barouch nga Beth Israel Deaconess Medical Center dhe Harvard Medical School, i cili drejtoi ekipin e studimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PPROCESI I INETRIGIMIT/ Escobar 'presion' BE: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Union, po punojmë që kjo të ndodhë...
Previous article SULMON MANCHESTER UNITED/ Bomberi Ibrahimovic: Më mbajtën 1 euro nga paga për një lëng frutash

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT