• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË JAVË LARG KUVENDIT/ Nga “Kodi i Sigurisë” te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor
Home
Politikë

NJË JAVË LARG KUVENDIT/ Nga “Kodi i Sigurisë” te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor

5 December, 2021 s.autor Politikë

Ndonëse ndërtimi i tij ka qenë objekt i sulmeve të opozitës, pas një jave, stadiumi ‘Air Albania’ do të jetë mikpritesi i delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të Sali Berishës. Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë.

Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat.

“Demokratët me Lulzim Bashën nuk mund të vijnë kurrë në pushtet. 11 dhjetori është festë e PD-së, sepse çdo delegat ka firmosur me vullnet të plotë. Delegatët e kanë kërkuar vetë mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit”, kanë thënë ndër të tjera përfaqësuesit e autorizuar për të lexuar emrat.

Verifikimi i mandateve të delegatëve, do të bëhen ditën e Kuvendit, ndërsa firmëtarët janë pajisur edhe me një kartë, e cila do të këtë edhe një barkod sigurie. Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me barcodin identifikues.

Në kuvendin e 11 dhjetorit, pritet të jenë edhe ish figura të Partisë Demokratike ndër vite, të cilët mund të mbajnë edhe fjalën e tyre.

Deri më tani, zyrtarisht nuk është prezantuar asnjë platformë me ndryshime statutore, por ish kreu i PD dhe një grup juristësh që e kanë mbështetur pritet të propozojnë, e nëse kanë kuorumin edhe të miratojnë disa ndryshime si të ashtëquajturin prej Berishës neni ‘Basha’, që detyron kryetarin të dorëhiqet në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme, të drejtën për referendum brenda partisë apo lejimin e fraksioneve.

Edhe pse pretendohet një kuvend i thirrur nga demokratët dhe për demokratët, Lulzim Basha duket se do të jetë epiqendra e 11 dhjetorit, pasi do të merren në analizë qëndrimet dhe aktet e tij si kryetar, nga ajo që organizatorët e quajnë ‘parime themelore të PD’, ç’ka mund të pasohet në një mocion mosbesimi për shkarkimin e tij.

E për të bërë këtë, Kuvendi do të duhet të thërrasë referendum të më shumë se 76 mijë anëtarëve që ka kjo forcë politike, të cilët do të votojnë për propozimet e 11 dhjetorit.

Në rend të ditës, ka edhe përcaktimin e aksionit opozitar të udhëhequr prej Sali Berishës, por duket se këtë pikë ky i fundit e ka paracaktuar, pasi në turin e foltoreve ka bërë thirrje për nisjen e stinës së protestave./ shqiptarja.com

TABELA, DEGËT DHE SHIFRAT E DELEGATËVE TË PUBLIKUAR DERI TANI: 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË GREQI/ Si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit
Previous article PARTIA ALTERNATIVA BËHET PJESË E QEVERISË SË MAQEDONISË/ Gashi shpalos 9 pikat e programit për negociatat me BE-në

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT