Policia ka zhvilluar këtë mbrëmje në aksion në qytetin bregdetar të Vlorës.
Report Tv mëson se në fokus të policisë ka qenë goditja e ambienteve dhe personave që zhvillojnë lojëra fati.
Kjo veprimtari e paligjshme ka përfunduar me disa të shoqëruar këtë mbrëmje.
Report Tv ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë në disa lokale në qytetin bregdetar.


