Kryeministri Edi Rama pritet në mjediset e organizatës “Automation Alley” me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, sipas të cilit janë të interesuar për investime në Shqipëri.
“Sot u mikprita nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automatike amerikane, folëm për oportunitet që ofron Shqipëria dhe gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe ramë dakord një mision të tyre për të parë nga afër dhe për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhë me Ballkanin e Hapur, për një treg më të mirë dhe më të hapur dhe për një pozicion më të favorshëm për investimet e huaja”, tha Rama.
“E kam vizituar Shqipërinë, shqiptarët janë të mrekullushëm, jemi me fat që kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtor, disa prej të cilëve i takuam më herët sot, duam që ta di Shqipëria që ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime midis dy vendeve, ne do të punojmë për organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar”, tha Amerikani.


