• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL/ Prokurori Lita dhe gjyqtari i Sami Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin, i fshijnë 5 akuza të rënda (DETAJET)
Home
Breaking News

SKANDAL/ Prokurori Lita dhe gjyqtari i Sami Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin, i fshijnë 5 akuza të rënda (DETAJET)

4 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar Vetingun vijojnë të marrin vendime të diskutueshme, duke përcjellë mesazhe inkurajuese për segmentet që sfidojnë Policinë e Shtetit dhe ligjet. Më 18 tetor 2021, gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, ka pushuar të gjitha akuzat për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ‘turpëroi’ dhe u përlesh me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit.

Në 12 janar të vitit 2021, një grup efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuar në ambientin e lokalit të Abedin Oruçit, për ta arrestuar, pasi ishte në kërkim që në tetor të vitit 2020, për akuzat “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”.

Por, grupi prej 5 policësh nuk arriri ta arrestonte ish zyrtarin. Abedin Oruçi dhe grupi i tij prej 11 vetash janë konfrontuar me policët, duke i lënduar dhe penguar të kryenin detyrën. Në një moment, Oruçi ka nxjerrë armën për të qëlluar, por njëri nga efektivët e policisë ia ka hequr nga dora. Oruçi arriti të largohej në momentet e fundit, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një tjetër procedim për armëmbajtje pa leje.

Oruçi u shpall në kërkim, ndërsa konsumoi edhe dy vepra të tjera penale kanosje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Policia arrestoi 6 të afërm të Oruçit për kundërshtim të forcave të policisë dhe pengim për zbulimin e të vërtetës, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Çfarë ndodh? Dhjetë muaj më vonë, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, befason me një kërkesë për shuarjen e të pestë akuzave për ish zyrtarin Abedin Oruçi, me ‘argumentin’ se Oruçi nuk e kishte kryer asnjë nga veprat penale. Nëse për të tre veprat e mëparshme penale prokurori Xhevahir Lita edhe mund të ketë gjetur ndonjë shkak për të shfajësuar Abedin Oruçin, kanosja që Oruçi i bëri policisë në 12 janar 2021, është një fakt i pamohueshëm.

Në një farë mënyre, kundërshtimi dhe kanosja e policëve është pranuar publikisht edhe nga vetë Oruçi, i cili tha se nuk pranonte që të arrestohej nga policia, për sa kohë çështja e tij ishte në duart e një prokuroreje, tek e cila Oruçi nuk kishte besim.

Çuditërisht, kërkesa e prokurorit Xhevahir Lita për të pushuar 5 akuzat për Abedin Oruçin është pranuar nga gjyqtari Sami Ujakshi. Ky vendim është një mesazh dekurajues për Policinë e Shtetit, e cila herë pas herë përballet me rezistencë, akte dhune dhe madje edhe plumba, gjatë ushtrimit të detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ANALISTËT E BASHËS SHKOJNË TË PREMTEN TË FALIN MËKATET"/ Gjekmarkaj-Berishës: Lëreni Zotin në shtëpinë e vet
Previous article KORONAVIRUSI/ Gratë shtatzëna apel: Vaksinohuni, mbroni veten dhe fëmijën (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT