• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Arrestohet nga SHÇBA shefi i zyrës së Kërkimit “Fast Albania”
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Arrestohet nga SHÇBA shefi i zyrës së Kërkimit “Fast Albania”

3 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin Klodjan Hajderlli, person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Fana akuzohet se në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore
Veprimet dhe aktet procedurale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

Njësia K, e njohur edhe si FAST Albania, është njësi e rëndësishme në strukturën e Policisë së Shtetit. Misioni i saj është kapja e personave në kërkim që i janë shmangur drejtësisë në harkun e 3 dekadave të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET BIZNESI I PASTRIMIT TË PARAVE NË EUROPË/ 1803 të arrestuar, konfiskohen 67.5 milionë euro. Zbulohen gjatë operacionit...
Previous article "PSE VETËM SHOKË JENI?" Antonela ngacmon dyshen Arbër-Einxhel

Delo.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ Gruaja shtatzënë nuk arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet tek Trauma, mjekët ndërhyjnë në kohë, shpëtohet nëna dhe foshnja Aktualitet

LAJM I MIRË/ Gruaja shtatzënë nuk arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet tek Trauma, mjekët ndërhyjnë në kohë, shpëtohet nëna dhe foshnja

E RËNDË/ 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper në Itali! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë Aktualitet

E RËNDË/ 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper në Itali! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

ZJARRET NË VEND/ 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT