• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA ME PLAN VEPRIMI PËR NDOTJEN AKUSTIKE/ Veliaj: Jo më lavazhe, servise makinash, disko e gomisteri poshtë…
Home
Sociale

TIRANA ME PLAN VEPRIMI PËR NDOTJEN AKUSTIKE/ Veliaj: Jo më lavazhe, servise makinash, disko e gomisteri poshtë…

3 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara.

Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë që do të disiplinojë dhënien e lejeve të tipit C për subjekte të tilla, por gjithashtu do të menaxhojë edhe zhurmat e trafikut dhe do krijojë një hartë të zonave të gjelbra akustike. Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në hartimin e Planit Lokal të Veprimit mbi Zhurmat për Bashkinë e Tiranës, si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet.

“Para 6 vitesh nuk e mendonim se do vinte dita kur në Tiranë do të flisnim edhe për tema të ndotjes akustike. Por, kur dëgjon se po diskutojmë sot të njëjtën temë që diskutohet edhe në vendet perëndimore, ky është lajm i mirë. Lajmi i keq është se me ndotjen akustike ne kemi një raport tolerance ekstreme. Ndonjëherë, kemi sjellje dramatike, thuajse apokaliptike, për gjëra thellësisht banale të një mungese durimi ndaj dikujt që po kalon vijat e bardha, apo ndaj dikujt që kur ndizet semafori i biem borisë që të lëvizë makinën. Kjo duhet të ndryshojë dhe jam i sigurt se përveç sensibilizimit, do duhet të shikojmë edhe disa rregullime të tjera,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se për një kryeqytet europian nuk mjafton pastrimi fizik dhe ka ardhur koha të nisë edhe pastrimi akustik.

“Do jemi bashkia e parë që do plotësojë vakuumin që kemi me lejet e tipit C – pra, do të emetojmë një leje bashkiake për ushtrim aktiviteti, për ku dhe në çfarë zone, gjë që me shumë gjasë do bëhet etalon edhe për bashkitë e tjera. Nuk do të lejojmë dhe nuk do të japim më leje për lavazhe poshtë pallatit; nuk do të lejojmë më servise e gomisteri poshtë pallatit; nuk mund të ketë disko poshtë pallatit. Duhet të kuptojmë se po drejtojmë një qytet ku, siç është rritur vlera e pronës nga pastrimi fizik, ashtu do vazhdojë t’i rritet vlera pronës edhe nga pastrimi akustik,” nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se në funksion të këtij plani do t’i jepen kompetenca të plota të gjithë punonjësve nën uniformën e Policisë së Shtetit apo bashkiake.

“Do t’ia japim këtë kompetencë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga zhurma e tejskajshme, e gjen shpëtimin te çdo uniformë,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se edhe për denoncimin e zhurmave do të jetë në dispozicion të qytetarëve një numër unik. Veliaj tha se do krijohet edhe një mekanizëm këshillimor i shoqërisë civile në bashki, për përcaktimin në hartë të zonave të qeta, sidomos ato rreth shkollave, universiteteve dhe parqeve, si dhe krijimin e mureve të gjelbëruara të cilat krijojnë edhe mure akustikë.

Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për realizimin e këtij plani, i cili siç tha ajo, duhet zgjeruar edhe në qytetet e tjera, sidomos ato turistike. “Me një plan aksioni si ky, që mendon të bëjë Bashkia e Tiranës, uroj shumë dhe jam totalisht në mbështetje, edhe me agjencitë tona të varësisë, që modelin ta krijojmë në Tiranë,” tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit. Objekt i këtij plani të veprimit janë: aktivitetet e shërbimit social dhe kulturor, si: klube nate, bare, restorante, disko; sektori i transportit rrugor, ajror, ujor dhe hekurudhor; si dhe aktivitetet ekonomike që përdorin pajisje dhe makineri që gjenerojnë zhurma, si sharra, elektromotorë, gjeneratorë, çekiçë pneumatikë, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRROHET BANDA E DROGËS NË GREQI/ 38 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Previous article NJË GOL NË 600 MINUTA/ Messi kryqëzohet në Francë: Ky është “Topi i Artë”?

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT