• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM PUTHUR PLAKA ME QËLLIM, E SJAM INFEKTUAR”/ Sazan Guri kundër masave COVID, mjekët e kundërshtojnë: Vaksinimi pengon…
Home
Sociale

“KAM PUTHUR PLAKA ME QËLLIM, E SJAM INFEKTUAR”/ Sazan Guri kundër masave COVID, mjekët e kundërshtojnë: Vaksinimi pengon…

3 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi dje për punonjësit e administratës publike, të supermarketëve e të qendrave tregtare që të futen në listën e atyre që e kanë vaksinimin kundër COVID të detyruar. Kjo ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv, mes aktivistit Sazan Guri dhe dy mjekve, Erion Dasho si dhe Fabian Cenko.

Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai, deklarata këto që u kundërshtuan nga mjekët të cilët nënvizuan se vaksinat janë të sigurta dhe se askush nuk ka qëllim uljen e popullsisë së botës, duke bërë thirrje që mos të besojnë teori konspiracioni.

‘Janë persona të yshtyr nga elita botërore. Është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm. Nuk kanë përdorur shkencën reale. Kur vaksina është duke u dobësuar, pse ti shtrëngon masat. Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron. Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur.’- tha Guri.

Mjeku Fabian Cenko, tha se masat janë të domosdoshme dhe vaksinimi i popullatës duhet të progresojë sa më shpejt.

‘Masat që mund të jenë efektive janë masat që reduktojnë kontaktet apo izolojnë transmetimin e infeksionit. Në momentin kur sëmundje infektive është ende. Imunizimi i personave të progresojë sa më shpejt. Çdo njeri i pa imunizuar është një rast infeksioni. Këto janë masat të përkohshme të cilët duhet të thyjnë atë kurbën e transmetimit të infeksionit. Në funksion të imunizimit të popullatës. Masat e distancimit do jenë masa që në një moment nuk do të mjaftojnë më. Çdo pengim, nuk janë mënyra për të detyruar njerëzit, por fokusohen tek ato aktivitet sociale e ekonomike, që kanë një rrisk të lartë për të transmetuar infeksionin. Çdo lloj mase që merret me kategori i shërben pengimit të qarkullimit të sëmundjes. Përtej masave të reja që shtohen, duhet të përpiqemi që të bëjnë të zbatueshme ato masa që janë marrë.’- tha Cenko.

Edhe mjeku Erion Dasho apelon për vakisinim masiv, duke e quajtur si të drejtë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin e disa kategorive. Dasho tha se teksa qytetarëve ju ofrohet një vaksinë e sigurt, ato duhet të vaksinohen sa më parë.

‘Më e keqja në Shqipëri ka kaluar. Për vaksinat e dimë të sigurt se pas 6 muajsh nuk ka më imunitet, por derisa egziston mundësia që të marrim një dozë tjetër vaksine, atëherë pasi kalojnë 6muaj kujtdo i rekomandohet një dozë e tretë. Unë kam qenë kundërshtar i detyrimit, por duhet të kuptojmë se nuk është vetëm qeveria shqiptare, është ajo gjermane, italiane dhe i kemi parë të gjitha këto autoritetet. Qeveria ka një lodhje, nëse popullit i garantohet vaksina e sigurt dhe qytetari refuzon ta kryejë vaksinën si ka mbetur asgjë tjetër në dorë, i ka garantuar vaksina të sigurta dhe është e drejta e qeverisë që disa institucione të caktuara të vaksinohen, pasi do të mbrojnë këto persona të tjerë. Nuk jam për detyrimin, por e kuptoj ngushticën ku e ka vendosu qeveria. Nuk ka asnjë lojë. Nuk ka nevojë për konspiracion, nuk po përpiqet njeri për të ulur popullsinë e botës.’- tha Dasho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PADËGJUAR/ Gruaja që ka shkuar me 900 burra brenda një dite, veprimi i çuditshëm që bëri më pas
Previous article "NUK ËSHTË PRONË POR QËNIE E LIRË..."/ Talibanët publikojnë dekret për të drejtat e grave

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT