Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Lajmin e ka bërë me dije konferencën për shtyp pas mbledhjes, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.Kujtojmë se më parë është ngritur një Task Forcë për gjurmimin e transaksione- ve bankare për tregtinë online.


