• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD KA NEVOJË PËR NJË RRUGË TË TRETË”/ Edvin Kulluri: Nuk mund të konfirmojmë një humbës serial dhe një dështak politik
Home
Politikë

“PD KA NEVOJË PËR NJË RRUGË TË TRETË”/ Edvin Kulluri: Nuk mund të konfirmojmë një humbës serial dhe një dështak politik

3 December, 2021 s.autor Politikë

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri u shpreh se PD ka nevojë për një rrugë të tretë larg Lulzim Bashës dhe Sali Berishës dhe sipas tij shumë demokratë kanë nisur ta mbështesin dhe shprehin këtë gjë.

Kulluri i ftuar në studion e “Dita Jonë” e cilësoi Bashën si një humbës serial dhe dështak politik dhe bëri bashkëfajtor dhe Berishën që në 4 vitet e fundit ka miratuar në heshtje të gjithë vendimmarrjen e tij.

“Janë shumë njerëz që duan ta shohin të ardhmen e PD përtej Bashës dhe Berishës. Ka pasur një moment të sikletshëm për ne që kemi punuar në qeverinë Berisha edhe pse unë e vlerësoj. Momenti më problematik në lidershipin e Berishës ka qenë heshtja në këto 4 vitet e fundit.

Pasi miratimi në heshtje i atyre që kanë ndodhur e bëjnë po aq fajtor sa Lulzim Bashën. PD ka nevojë për një rrugë të tretë. Nuk ka nevojë as për t’u kthyer as për të vazhduar të konfirmojmë një humbës serial dhe një dështak politik të paprecedentë në historinë e PD.

Ata që thonë që nuk e dinin dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte në PD nuk po thonë të vërtetën. Nuk ka nevojë që ta themi ne këtu që përjashtimet e 28 mijë demokratëve për zgjedhjet për 21 janë një turp për PD. Kush doli të bënte avokatinë e këtyre njerëzve?

Vetëm Grupimi për PD. Në 2017 një njeri ka votuar 7 herë për Lulzim Bashën. Pse vetëm për Sali Berishën është marrë vendim personal duke u shkelur statute? Ky është vendimi i disatë antistatutor dhe antiligjor. Në politikë “reset-ët” nuk janë zgjidhje. Rikthimi aty ku ishim nuk çon përpara”, u shpreh Kulluri .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Mutacioni Omicron ka shkallë tre herë më të lartë të ri-infektimit se varianti Delta dhe Beta
Previous article DEL FOTO/ Ky është 47-vjeçari që abuzoi seksualisht dhe kërcënoi të miturën në Mat

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT