• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEJUAN NDËRTIMIN E NJË GODINE TË PALIGJSHME NË ZONËN E LLIXHAVE/ Arrestohen 2 inspektorë të IMT në Elbasan, pranga edhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

LEJUAN NDËRTIMIN E NJË GODINE TË PALIGJSHME NË ZONËN E LLIXHAVE/ Arrestohen 2 inspektorë të IMT në Elbasan, pranga edhe…

3 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy inspektorë të IMT-së në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar që të ndërtohet një pallat rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, në pronësi të shtetasit T. P..

‘DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.

Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Merkel e emocionuar në ceremoninë e lamtumirës pas 16 vitesh në pushtet
Previous article SITUATA FINANCIARE/ Titullari i rëndësishëm i Interit mund të sakrifikohet në merkaton e verës

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT