• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PERIUDHA MË E VËSHTIRË FILLON TANI”/ Rakacolli: Kemi rritje infektimesh te të rinjtë dhe nxënësit
Home
Sociale

“PERIUDHA MË E VËSHTIRË FILLON TANI”/ Rakacolli: Kemi rritje infektimesh te të rinjtë dhe nxënësit

2 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ në Abc me Jonida Shehun, ka deklaruar se ka një rritje të infektimeve te moshat e reja dhe te nxënësit e shkollave.

“Alarmante nuk është situata, por është rritur numri. Kemi një rritje të përqindjes që zënë infektimet e grupmoshave më të reja dhe të nxënësve të shkollave, kjo është deri diku normale dhe këtu duket dhe mungesa e vaksinimit”, tha Rakacolli.

Periudha më e vështirë sa i përket pandemisë për këtë vit, Rakacolli tha se fillon tani me rritjen e temperaturave.

“Më e vështira fillon tani. Temperaturat tani po ulen, edhe virusi aktivizohet, qarkullim i ajrit nuk bëhet si më përpara, dritaret nuk hapen qëndrojmë në ambiente të mbyllura. Edhe periudhat e festave”, shtoi zv.ministrja.

Masat anti-COVID që janë në fuqi, sipas zv.ministres nuk po respektohen.

“Ne nuk jemi të kënaqur nga zbatueshmëria e masave, por po punohet vazhdimisht nga inspektorët por s’mund të kesh një ekip për një njeri kjo do bashkëpunim. Gjoba ka përsëri edhe sanksione, njerëzit ose janë lodhur me kaq kohë pandemi ose mendojnë se vaksina i mbron. Natyrisht duhet më tepër punë edhe nga ana jonë, s’mund të them se kemi bërë gjithçka, patjetër që do bëjmë më shumë”, shtoi ajo.

Pas shfaqjes së variantit të ri të COVID, Omicron është vendosur ndalimi i të huajve me histori udhëtimi brenda 14 ditëve në Afrikë. Ky rregull, Racakolli tha se do të jetë në fuqi fillimisht për 3 javë, pastaj do merren masa të tjera.

“Nga 3 dhjetori hyn në fuqi rregulli, fillimisht do shikohet këto 3 jave dhe mbase pas 3 javësh do na duhet të marrim masa të tjera. Dyshimi për infektim me Omicron mund të lindë nga shenjat, dyshimi të lind atëherë kur rezulton pozitiv ke një histori kontakti me persona që janë identifikuar me Omicron ose në Afrikën e Jugut, atëherë mund të të lindë dyshimi”.

“Gjërat nuk janë ende të sakta. Virusi nuk është mirë i njohur, ka disa idera se disa teste të shpejta mund të mos e kapin, PCR e kap, çdo gjë do të shikohet”, u shpreh Rakcalli, duke thënë se disa teste të shpejta mund të mos e zbulojnë Omicron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Alimehmeti: Rënia nga viti i kaluar për shkak të imunizimit. Omicron? Lajmi i mirë është...
Previous article DEL PËR HERË TË PARË FOTO E BERISHËS ME ENVER HOXHËN/ Baze: PD duhet të ndjehet e turpëruar nga ky fosil…

s.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT