• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i Manastirliut: Dimri do kërkojë më shumë masa të reja. Omicron shqetësues, javën tjetër do kemi…
Home
Politikë

PARALAJMËRIMI i Manastirliut: Dimri do kërkojë më shumë masa të reja. Omicron shqetësues, javën tjetër do kemi…

1 December, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Me variantin e ri të koronavirusit Omicron që ka ngritur shqetësimin në të gjithë botën si dhe me sezonin e dimrit, Shqipëria duket se po shkon drejt një niveli të ri masash kufizuese.

Paralajmërimin e ka bërë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare.

Ajo theksoi edhe një herë se vaksinimi mbetet thelbësor në kushtet e përballjes me variantet e reja, siç është Omicron, edhe pse nuk dihet ende rrezikshmëria që shkakton.
Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja në varësi të situatës epidemiologjike.

“Tani me variantin e ri Omicron ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombërare do vijojnë kenë më shumë të dhëna për rrezkishmërinë në raport me infektimet në raport me hospitalizimet.

Emërues i përbashkët është vaksinimi, sa më shumë të vaksinuar aq më shumë jemi të mbrojtur e aq më pak lejojmë që variantet e reja të vijojnë mutaiconet, vaksinimi pengon dhe lindjen e mutacioneve, ndaj edhe është fjala kyce e OBSH.

Në raport me variantin e ri u vu theksi tek vijimi i zbatimit të masave që janë për të vijuar te vaksinimi, maska në ambientet e brendshme distancimi higjiena.

Në kuadër të këtij shqetësimi që praktikisht është ngritur në gjithë botën është variant shqetësues por jo për tu futur në panik, ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.

Kalibrimi i masave do jetë njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren.

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë që do kërkojë akoma më shumë masa”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI NGRITUR GRUPE PUNE..."/ Nano: Do të rrisim numrin e punonjësve të policisë në zonat ku ka nevojë
Previous article E PËSON KEQ I RIU NË KUKËS/ U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT