• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ILAÇI MERCK KUNDËR COVID/ Ekspertët thirrje Administratës së Barnave në SHBA: Autorizo përdorimin
Home
Nderkombetare

ILAÇI MERCK KUNDËR COVID/ Ekspertët thirrje Administratës së Barnave në SHBA: Autorizo përdorimin

1 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një komision ekspertësh këshilltarë të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të Shteteve të Bashkuara i rekomanduan me rezultat të ngushtë agjencisë që të autorizojë ilaçin antiviral të kompanisë Merck për trajtimin e COVID-19.

Kompania amerikane e prodhimit të barnave publikuan javën e kaluar të dhëna sipas së cilave se ilaçi ishte në masë të konsiderueshme më pak efektiv sesa mendohej më parë, duke reduktuar me rreth 30% shtrimet në spital dhe vdekjet në provën klinike të individëve me rrezik të lartë.

Gjithsesi, ilaçet si molnupiraviri i kompanisë Merck, i zhvilluar me firmën Ridgeback Biotherapeutics, ka të ngjarë të bëhen terapi të rëndësishme që njerëzit do të mund t’i përdorin në shtëpi sapo të shfaqen simptomat e COVID-19.

Një ilaç i ngjashëm i zhvilluar nga Pfizer Inc, i quajtur Paxlovid, është veçanërisht premtues, pasi ka treguar një reduktim prej 89% të rasteve të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në provën klinike. FDA mund ta marrë në shqyrtim atë ilaç brenda disa muajsh.

Komisioni Këshillimor votoi 13-10 për t’i rekomanduar agjencisë që të autorizojë ilaçin pasi diskutoi mbi shqetësimet se ilaçi mund të shkaktojë mutacion të virusit, si dhe shqetësime të sigurisë në lidhje me gjasat për defekte në lindje. Shkencëtarët e personelit të FDA-së dhe kompanisë Merck kanë sugjeruar që ilaçi të mos rekomandohet gjatë shtatzënisë.

Votimi vjen pasi frika rreth variantit të ri Omicron ka tronditur tregjet financiare dhe ka shkaktuar shqetësime për forcën e rimëkëmbjes ekonomike globale ndërsa bota vazhdon të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Terapitë antivirale godasin pjesë të virusit që nuk ndryshojnë nga mutacionet në variantin Omicron. Ato mund të bëhen edhe më jetike nëse imuniteti i shkaktuar nga vaksina dhe ai natyror rrezikohen nga varianti./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE SERBISË/ BE: Të lejohen ministrat nga Kosova të vizitojnë Preshevën, duhet të zbatohen
Previous article PAMJE SHOKUESE/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT