• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKOHET…/ Sizmiologu tregon zonat me rrezik të lartë sizmik në Shqipëri
Home
Sociale

RREZIKOHET…/ Sizmiologu tregon zonat me rrezik të lartë sizmik në Shqipëri

27 November, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Sizmiologu Edmond Dushi i ftuar në Publikisht në RTSH ka folur për zonat më rrezik të lartë sizmik në vendin tonë. Ai u shpreh se më pak e rrezikuar është zona verilindore e vendit ndërsa më të spikatura janë ato bregdetare.

“Zonat e rrezikut në Shqipëri. I gjithë territori shqiptar ka një rrezik të spikatur. Përveç zonës verilindore të vendit. Zonat jugperëndimore është zonë e kuqe. Para tre vjetësh kishim tërmet në Janinë që u ndje fort në Sarandë.
Tërmeti është një dukuri që nuk ka kufi. Sa i përket zonave sizmike, më të spikaturat janë zonat bregdetare që përkojnë me zonat më të urbanizuara. Sepse janë direkt në ballin e konfrontimit tektonik.

Edhe zonat e brendshme kanë rrezikun e vet. Zonat më perëndimore të vendit janë më problematike sepse janë zonat më të urbanizuara”, u shpreh Dushi.

Dushi theksoi se është deshifruar struktura në Durrës për të analizuar shkaku dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Sipas Dushit, tashmë ligji i ri për emergjencat civile detyron ndërtuesit të pajisen me vërtetimin e rriskut.

“Aktualisht instituti i gjeoshkencave i studion vazhdimisht lëkundjet sizmike. Dje kemi realizuar një punë, për hartat e rrezikut sizmik. Ky është një hap i domosdoshëm. Pasi ato që janë në fuqi lënë për të dëshiruar. Duhet një revolucion që duhet të fillojë nga ndërtuesit.

Detyra jonë është të garantojnë anekset për adaptuar eurokodet. Pas tërmetit detyra jonë ka qenë të reagojmë. Jemi përfshirë në një sërë studimesh. E para kemi arritur të deshifrojmë strukturën në Durrës. Kemi bërë një mikrozonim të shpejtë sizmik në zonën e Durrësit.

Është hartuar një ligj i ri për emergjencat civile që përfshin brenda vërtetimin e rriskut. Nuk ka një disiplinë. Jo të gjithë i zbatojnë si duhet. Për të bërë një studim duhet të marrësh vërtetimin e rriskut”, u shpreh Dushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Zyra Arsimore nuk kishte dijeni, shkarkon me urgjencë nga detyra mësuesin pedofil
Previous article MËSUESI PEDOFIL U KTHYE TË JEPTE MËSIM/ Zyra Arsimore Berat: Gjithçka sipas procedurave...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT