• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MAKABËR/ Nga hakmarrja te fshehja e gjurmëve, dyshimet për zjarrvënien në banesën e Klodian Çalamanit (DETAJET)
Home
Breaking News

KRIMI MAKABËR/ Nga hakmarrja te fshehja e gjurmëve, dyshimet për zjarrvënien në banesën e Klodian Çalamanit (DETAJET)

27 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth dhjetë ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 38- vjeçar qëlloi për vdekje me kazmë një fëmijë 8 vjeç, banesa e autorit të krimit të rëndë është përfshirë nga flakët.

Shtëpia ku jetonte 38- vjeçari është shkrumbuar bashkë me orenditë e pakta që kishte brenda. Ende nuk dihet nëse zjarri është vënë qëllimisht dhe nëse akti ka qenë i tillë, nuk dihet nëse është ndërmarrë nga familjarët e të ndjerit në shenjë hakmarrjeje apo është vendosur për të fshehur gjurmët e mundshme në vendin e ngjarjes.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit Klodian Çalamani, 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sqaroi shkurtimisht Policia.

NGJARJA

Mateo Vasia është vrarë në mënyrë makabre nga fqinji i tij paraditen e 16 nëntorit. Pas denoncimit të nënës, Florindës, forcat e rendit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke nisur hetimet për rastin.

Kamerat e sigurisë në zonë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit, kanë zbuluar momentet e fundit të 8-vjeçarit, i cili kishte biseduar për disa momente dhe kishte pedaluar në rrugët e lagjes me biçikletën e atij që do të bëhej vrasësi i tij.

Pas këtij momenti, Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili jetonte i vetëm në banesë pas divorcit të prindërve. Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur i groposur në kopshtin e shtëpisë së autorit të dyshuar të krimit, i mbuluar me baltë.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë”, sqaroi Policia.

Policia tha gjithashtu se djali 8-vjeçar është goditur me një mjet bujqësor në pjesën e kokës, çka ka qenë fatale për të.

“Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë”, thuhet më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAZËVENDËSUESHËM TEK INTER/ Brozovic rinovon javën tjetër, nëse pengesë nuk bëhet… Bayern
Previous article RESHJE TË DENDURA SHIU NË VEND/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes, ja akset më problematike

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT