• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA HIDHËROVE SHUMË O MIKESHË…”/ Banorët e lagjes ku ndodhi ngjarja tragjike: Ç’më tha nëna e Pamelës para vetëvrasjes
Home
Aktualitet
Kronikë

“NA HIDHËROVE SHUMË O MIKESHË…”/ Banorët e lagjes ku ndodhi ngjarja tragjike: Ç’më tha nëna e Pamelës para vetëvrasjes

27 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e pallatit në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës shprehen të tronditur pas vetëvrasjes së 34-vjeçares, Pamela Mërtiri, e cila u hodh nga kati i pestë i një ndërtese bashkë me djalin 1-vjeçar.

Fëmija gjeti vdekjen tragjikisht nga një vendim ekstrem i së ëmës, duke mos i dhënë mundësi të jetonte. Me sa duket, 34-vjeçarja nuk ka dashur të lërë pas të voglin e saj të pafajshëm.

Një prej banoreve të pallatit, e cila ka parë e para tragjedinë në familjen Mërtiri, tha se kishte kujtuar mos e kishte ndjekur ndonjë person dhe ishte hedhur.

Ajo thotë se nuk ka dëgjuar zhurma, por vetëm ka parë gruan të rrëzuar në oborrin e pallatit, pa shenja jete.

Fqinja deklaron se nuk e njihnin vajzën, pasi ajo jetonte në Tiranë dhe më vonë e kuptuan se ishte e bija e doktorit të njohur në qytetin bregdetar, Viron Mërtiri, i cili aktualisht ka dalë në pension.

“E pashë. Ia mata pulsin dhe nuk kishte puls fare. I hodha ujë dhe më pas mora batanijen. Nuk e njihja fare dhe nuk e dija se ishte vajza e doktor Virionit. U mblodhëm të gjithë dhe po pyesnim ‘e njeh ti, e njeh ti’. Edhe fëmijën nuk e pashë. Vetëm pashë atleten e fëmijës dhe aty e kuptova që kishte qenë me fëmijën. Më pas mora një batanije dhe kaq. Nuk dëgjova asnjë lloj zhurme. Mendova fillimisht mos e ndiqte ndonjë person dhe është hedhur. Jam e tronditur shumë. Çfarë të bëjmë”, deklaroi fqinja.

“ÇFARË MË THA NËNA E PAMELËS”

Një tjetër fqinje e familjes Mërtiri në Vlorë, deklaroi se 34-vjeçarja që i dha fund jetës duke u vetëvrarë bashkë me foshnjën e saj, kishte pasur probleme depresioni prej javësh.

Gruaja thotë se një ditë para se Pamela të hidhej nga kati i pestë, e ëma i kishte treguar se vajza kishte kriza nervore dhe se kjo situatë kishte rreth një muaj, ndërsa deklaron se ajo ishte divorcuar rreth 7-8 muaj më parë.

“Ishte vajzë shumë e mirë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. Ishte e martuar dhe kishte një djalë. Ka qenë 7-8 muaj e ndarë. Dje i kishte thënë tsë ëmës që dua të shkoj në Vlorë. Erdhën dje dhe unë takova të ëmën. Më tha që kam Pamelën të sëmurë. Çfarë ka i thashë. Ka kriza nervore më tha. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm”, u shpreh fqinja.

Ajo deklaroi gjithashtu se familjarët e Pamelës e kishin kërkuar atë mëngjesin e së premtes, pasi ishte zhdukur papritur, pa e ditur se kishte ndërmarrë aktin ekstrem, duke i marrë jetën edhe të birit.

“Sot (dje) në mëngjes më erdhi, më trokiti dhe më pyeti nëse e kam parë Pamelën me djalin. Dola me vrap te hyrja nga ballkoni se e mora me mend se çfarë mund të bëjë. Problemet shëndetësore i ka shfaqur më përpara. Ka një muaj që kishte shfaqur probleme mendore. Nga Tirana erdhi dje. Mendoj se është hedhur nga pallati përballë dhe jo te pallati i prindërve të saj, për të mos ua lënë peng atyre. Nuk e meritonte këtë doktor Vironi”, deklaron ajo.

Një grua tjetër në lagje, thotë se nuk e njihnin Pamela Mërtirin pasi ajo jetonte në Tiranë ku edhe ishte arsimuar, duke përmendur vetëm faktin se njihnin babanë e saj që ishte doktor.

Edhe ajo konfirmon faktin se 34- vjeçarja ishte divorcuar prej disa muajsh nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte ardhur në jetë djali, që aktualisht ishte bërë një vjeç.

“S’e kemi parë asnjë herë fytyrën e saj këtu, kurse të atin e njohim dhe mamanë. Jetonte dhe ai në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. E martuar në Tiranë. E divorcuar, kështu kemi dëgjuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë. Si duket për mos u bërë barrë të atit atje te shtëpia është hedhur këtu. Punonte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur sa mezi po flas tani, babai i saj doktor është në pension tani. Nuk dimë të kishte probleme me familjen e saj”, shprehet fqinja.

“Na hidhërove shume o mikeshë e veçantë, shumë. Pushofsh në paqe shpirt i bardhë, bashke me engjëllin e vogël”, shkruan një kolege e saj në rrjetet sociale.

Gjatë orëve të pasdites është marrë në pyetje edhe ish-bashkëshorti i Pamelës dhe familjarët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNONTE BASHKËJETUESEN/ E pëson 42 vjeçari, policia...
Previous article "SI MUND TË QËLLOHET MBI NXËNËSIT?" Gjyshi i të plagosurit në Gllogjan: S’kemi dyshime...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT