Përfshihët në aksident disa automjete në aksin e autostradës Milot- Mamurras, tre persona te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa në aksidentin rrugor janë përfshirë katër autovetura, njëra dyshohet e ish- kryeministrit Berisha.
Pas përfundimit të takimit në Laç, gjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushe Mamurrasit, mësohet tre persona janë lënduar lehtë dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.


