• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KUHS HUMBI E KUSH FITOI ME PAKETËN E RE FISKALE/ Taksat, akciza dhe tatimi mbi pagat, çfarë u ndryshua
Home
Ekonomi

KUHS HUMBI E KUSH FITOI ME PAKETËN E RE FISKALE/ Taksat, akciza dhe tatimi mbi pagat, çfarë u ndryshua

26 November, 2021 Delo.autor Ekonomi

Të katër projektligjet e paketës fiskale për TVSH-në, akcizën, taksat kombëtare dhe tatimin mbi të ardhurat, u miratuan në Kuvend me 76 vota pro dhe 46 kundër, përfshirë JO-në e ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

TVSH

Humbësit më të mëdhenj të paketës fiskale janë fermerët, që pavarësisht protestave, një takimi me kryeministrit Edi Rama për të ndalur votimin e skemës për bujqësinë, nuk morën asnjë rezultat. Ndryshimet e taksave, siç u prezantua nnë fillim po ashtu u miratuan, pa pësuar asnjë ndryshim.

Prej janarit të vitit të ardhshëm fermerët nuk do të marrin më kompensimin 6% të TVSH-së, pasi me ligjin e ri, rimbursimi zerohet, do të paguajnë taksë 10% për inputet bujqësore, nga zero që e kishin, dhe do të jenë të përjashtuar nga TVSH-ja investimet mbi 500 milionë lekë, nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

Për opozitën dhe deputetin e PS-së Erion Braçe këto ndryshime do thellojnë humbjet e bujqve dhe do të favorizojnë importin.

AKCIZA

Kostoja tjetër e paketës fiskale bie mbi qytetarët. Duke unifikuar akcizën për hidrokarburet vendoset taksë 6 lekë për çdo litër gaz që përdoret për ngrohje, gatim apo nga bizneset. Për shkak të krizës energjetike kjo taksë do të aplikohet nga 1 korriku 2022 dhe jo më 1 janar siç ishte parashikuar. Kjo taksë deri tani ka qenë 8 lekë për litër vetëm për automjetet me gaz. Po ashtu hiqet rimbursimi i akcizës për lëndët djegëse që përdor industria.

TAKSAT KOMBËTARE

Fituesit e kësaj pakete, për të cilët u bënë ndryshime në komisionet parlamentare dhe u miratuan në Kuvend, janë jahtet dhe fabrikat e qumështit.

Qeveria propozoi taksë 65 lekë për çdo litër karburant që përdoret nga jahtet që deri më tani të gjitha mjetet e huaja lundruese e merrnin pa taksuar. Por pas diskutimeve me operatorët e turizmit, taksa u ul në 40 lekë me argumentin se dëmton turizmin. Me gjithë taksën çmimi i karburantit për jahtet do të jetë 110-120 lekë, ndërsa qytetarët po paguajnë për karburatin deri në 186 lekë, rreth 55% më shumë.

Përfitues  të paketës fiskale janë edhe fabrikat e qumështit. Duke parë rritjen e importit, qeveria mendoi të frenoi përdorimin e qumështit pluhur duke e taksuar për herë të parë, me 100 lekë për çdo kilogram dhe 150 lekë për nën produktet e tij. Por qeveria u tërhoq pas kundërshtimit nga fabrikat e përpunimit të qumështit. Në finale, qeveria vendosir se fabrikat që e deklarojnë në etiketë se e kanë përdorur qumështin pluhur në produktet e tyre bashkë me deklarimin e përqindjes së tij, nuk do të paguajnë taksë.

TATIMI MBI TË ARDHURAT

Nga 1 janari 2022 qytetarët me paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim, nga 30 mijë lekë që është limiti i tanishëm. Ndërsa kur paga është deri në 50 mijë lekë, taksimi i pagës nis nga 30 mijë lekëshi. Pra qytetari do të paguajë 6.5% për pagën mbi 30 mijë lekë deri në 50 mijë lekë.

Ndërsa pagat mbi 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë do taksohen me 13%, dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të taksohen me 23%.

NDRYSHIMET E TVSH

– Taksë 10% për inputet bujqësore

– Heqje të kompensimit bujqësor prej 6%

– përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive me vlerë më të se 500 mln lekë

NDRYSHIMET TEK TAKSAT KOMBËTARE 

– Taksa për jahtet nuk do të jetë 65 lekë por 40 lekë

– Taksë për qumështin pluhur vetëm për kompanitë që nuk e deklarojnë në etiketë

NDRYSHIMET TEK LIGJI I AKCIZËS

– Taksë 6 lekë/ litër për gazin

– Heqja e rimbursimit akcizës për lëndët djegëse

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRITË E SYVE..."/ Adrola Dushi e uron Troin me fjalët më të bukura për 8-vjetorin
Previous article COVID-19/ Belgjika konfirmon rastin e parë me variantin e ri afrikan

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT