• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Ahmetaj: Dy vjet nga mëngjesi i trishtë ku humbën dhjetëra jetë, sot u ringritëm më të fortë
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Ahmetaj: Dy vjet nga mëngjesi i trishtë ku humbën dhjetëra jetë, sot u ringritëm më të fortë

26 November, 2021 s.autor Politikë

Zv/kryeministrin, njëherazi ministër i Rindërtimit Arben Ahmetaj këtë të premte ka reaguar në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social shkruan se kanë kaluar 2 vjet nga ai mëngjesi i trishtë që la shumë dhimbje tek ne, duke kujtuar të gjithë ato që humbën jetën tragjikisht nga ajo fatkeqësi.

Ministri në mesazhin e tij ka falënderuar të gjithë ato që u angazhuan për të dhënë ndihmën e tyre pas kësaj fatkeqësie duke dhënë kontribut në ndërtimin e banesave dhe të instituvioneve shkollore.

Ndër të tjera ai thekson se sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

“Në 2-vjetorin e një agimi te trishtë që tronditi vendin në themele, mori jetë dhe la gjurmë të thella në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithëve ne, mendimi i parë shkon për ata që fatkeqësisht nuk janë më 🙏

Një falenderim nga ana tjetër për cilindo u angazhua në këtë proces, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.

Sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

Ia dolëm, për çdo shtëpi, pallat, lagje, çerdhe, kopësht e shkollë të re, qendër shëndetësore, për çdo km rruge dhe infrastrukturë të re, e nuk do të ndalemi deri sa vitin e ardhshëm të kemi fshirë edhe gjurmët e fundit të tërmetit.

Me mbi 11 mijë apartamente e mbi 4 mijë shtëpi individuale, 37 mijë banesa të rikonstruktuara, 168 shkolla, kopshte e çerdhe e 28 kantierë të infrastrukturës moderne në lagjet e reja, ky është një program unik zhvillimi urban, ekonomik e social, që mbi të gjitha prek familjet më të varfëra dhe ata më në nevojë, shprehja më kuptimplotë e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë së një qeverie ndaj njerëzve të vet dhe padyshim, krenaria ime më e madhe profesionale”, shkruan Ahmetaj./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Rama në krah të Kurtit: Regjim i ri në dogana, monitorim me kamera në kufi, pa kontrolle fizike
Previous article "KOMUNIKONTE ME..."/ Ish-banori i “Big Brother”: Sjellja e Fifit me Sarah, si zënkat në burgun e grave

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT