Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk i ndjek Foltoret e Sali Berishës pasi janë humbje kohe.
I ftuar në Open në Top Channel, Basha tha se Berisha doli nga fjala e dhënë më përpara që do hiqte vetë dorë nga PD derisa çështja e tij të zgjidhej.
“Nuk i ndjek foltoret e Berishës se janë humbje kohe. Doli komplet nga konteksti që tha më parë se do e ndërtonte. Tani shpall betejë kot.
Beteja nuk është mes meje dhe tij, në fakt nuk ka asnjë betejë. Ai po mundohet të mbulojë ato që janë shpallur për të. PD e ka Kuvendin me datë 18, leje se çfarë thotë Berisha që është me 11. Shikoni se si ka degraduar,” tha Basha


