Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se kur do të mbahet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se kjo mbledhje pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Elbasan.
Kësaj mbledhjeje që pritet të zhvillohet ditën e premte qeveria shqiptare i ka paraprirë me dy memorandume.
I pari për thjeshtësimin e leje të qëndrimit në Shqipëri dhe Kosove, që është bërë e ditur nga Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm.
Dhe vendimi i dytë është i lidhur edhe me njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore, e bërë e ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.
Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan, shkruan Rama.